Përfaqësues të OSHC në procesin e hartimit të SKZH 2030

64x64 kosovo logo 150x150 1
Zyra e Kryeministrit
Publikuar më
04/11/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

THIRRJE E HAPUR

për përzgjedhjen e përfaqësuesve nga OSHC-të në procesin e hartimit të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2030 (SKZH 2030)

Zyra për Planifikim Strategjik ka kënaqësinë të shpallë thirrje të hapur për nominimin e përfaqësuesve nga OSHC-të për pjesëmarrje në procesin e hartimit të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2030 (SKZH 2030).

Përfaqësuesit e OSHC do të nominohen dhe zgjedhen nga vet organizatat e shoqërisë civile sipas profileve dhe fushëveprimit të tyre të cilët do të përfshihen në kuadër të katër shtyllave të SKZH 2030, si në vijim:

  • Shtylla I: Sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë;
  • Shtylla II: Rritja e qëndrueshme ekonomike;
  • Shtylla III: Kapitali njerëzor dhe kohezioni social: dhe
  • Shtylla IV: Mjedis i pastër dhe burime të qëndrueshme.

Ndërsa, i gjithë procesi i nominimit dhe sigurimit të pjesëmarrjes së përfaqësuesve të OSHC në proces të hartimit të SKZH 2030 do të organizohet nga Platforma CiviKos në bashkëpunim me Zyrën për Planifikim Strategjik Zyra e Kryeministrit (ZPS/ZKM).

Informata rreth Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2030

SKZH 2030 do të shërbejë si mekanizëm për zbatimin e vizionit strategjik për një periudhë afatgjatë, përmes përcaktimit të prioriteteve zhvillimore, objektivave strategjike dhe rezultateve që pritet të arrihen për periudhën e planifikuar. Zbatimi i këtij vizioni pritet të kontribuojë në përmbushjen e kërkesave për anëtarësim të vendit në strukturat e Euro-Atlantike, dhe njëkohësisht përkushtimin për zbatimin dhe integrimin e Synimeve për Zhvillim të Qëndrueshëm (SDG). Poashtu, SKZH pritet të shërbejë si një mekanizëm i rëndësishëm për Kosovën sa i përket perspektivës së re financiare të BE-së, të zbatuar përmes IPA III.

Për nga struktura, siç u theksuan edhe më lartë, SKZH 2030 do të ndjek qasjen përmes katër shtyllave të cilat në fakt përbëjnë elementet kryesorë të pengesave për zhvillimin e vendit,

Në këto katër shtylla, do të përfshihen të gjithë sektorët e zhvillimit, ku do të ofrohet një analizë e gjendjes aktuale dhe orientimi apo drejtimi për zhvillim përmes një numri të objektivave strategjike dhe treguesve korrespondues. SKZH 2030 do të përcaktojë objektivat kombëtare të zhvillimit, çështjet horizontale ndër-sektoriale që lidhen me një numër sektorësh dhe objektivat specifike të zhvillimit për secilin sektor. Politikat ndër-sektoriale të politikave do të organizohen si agjenda horizontale. Qasja e tillë do të adresojë nevojën për planifikim gjithëpërfshirës dhe të integruar, si dhe përcakton një kornizë të qartë të planifikimit për 10 vitet e ardhshme.

Strategjia Kombëtare për Zhvillim 2030 do të zbatohet nëpërmjet planeve të veprimit të strategjive sektoriale përmes kaskadimit të objektivave specifike të saj në strategji sektoriale. Mes tjerash, përgjatë hartimit, SKZH 2030 do të adresoj sfidat dhe dëmet e shkaktuara nga pandemia COVID-19 dhe planifikimin e rimëkëmbjes ekonomike; ndihmojë në thjeshtëzimin, zvogëlimin dhe optimizimin e numrit të madh të strategjive aktuale, duke definuar një strukturë të pastër të sistemit të planifikimit strategjik, hierarkinë dhe tipologjinë e dokumenteve strategjike, definimin e sektorëve, si dhe do të përmirësoj ndërlidhjen e dokumenteve të planifikimit strategjik me alokimet buxhetore përmes prezantimit të kodeve fikse buxhetore dhe kaskadimit të objektivave në veprime; ndërlidh Agjendën e Integrimit Evropian të Kosovës dhe ndihmën e huaj, përfshirë IPA me synime afatgjate zhvillimore.

Përgjegjësitë e përfaqësuesit të OSHC në kuadër të Grupit Tematik

Ekipi hartues i SKZH 2030 përbëhet nga Grupi i Përgjithshëm dhe Grupet Punuese Tematike. Për të siguruar një gjithëpërfshirje sa më të madhe të akterëve të rëndsishëm për këtë proces, ZPS do të organizojë takime konsultative për të diskutuar draftin e SKZH 2030 me bizneset, OJQ-të, ndërmarrjet publike dhe palët e tjera të interesuara, duke i ftuar ata poashtu të marrin pjesë në takimet e Grupeve Tematike, organizimin e diskutimeve të hapura publike, prezantimin e objektivave të SKZH 2030 dhe finalizimin e tyre. Komisioni për Planifikim Strategjik (në vijim KPS) i udhëhequr nga Kryeministri i Kosovës do të përcaktojë prioritetet dhe objektivat kombëtare të zhvillimit strategjik dhe do të shqyrtojë dhe përcaktojë përfundimisht strukturën dhe draftin final të SKZH-së, para miratimit të saj në Qeveri.

Ndërsa, nga OSHC-të pritet të jenë më shumë të përfshirë në kuadër të Grupeve Tematike. Përgjegjësitë e përfaqësuesit të OSHC në kuadër të Grupit Tematik janë shqyrtimi i analizave të mbështetura në sektorë brenda secilës temë; identifikimi i sfidave dhe problemeve për sektorë dhe propozimi i objektivave strategjike për adresimin e tyre në kuadër të sektorit, të cilat i zbatojnë objektivat strategjike kombëtare; analizimi, shqyrtimi, propozimi dhe hartimi i objektivave dhe treguesve brenda temës përkatëse; shqyrtimi, analizimi dhe adresimi i komenteve, rekomandimeve dhe propozimeve të GP dhe KPS; analizimi dhe shqyrtimi i çështjeve tjera që vijnë nga GP.

Kriteret për nomininim e kandidatëve/organizatave përfaqësuese

Të drejtë nominimi kanë të gjitha ato organizata të shoqërisë civile në Republikën e Kosovës, statuti dhe programi i punës i të cilave përshtatet ndërlidhet me njërën nga shtyllat përkatëse të SKZH 2030 të prezantuara më lartë. Një përfaqësues i OSHC nuk mundë të propozohet për më shumë se dy shtylla të SKZH 2030, dhe në kuadër të një shtylle mund të përfshihen deri në tre përfaqësues nga OSHC të ndryshme.

Kandidatët e propozuar nga OSHC-të duhet të kenë përvojë relevante të veprimit në fushat për të cilat shprehin interesimin dhe nominohen, si dhe përparësi do të jenë edhe kualifikimet shkollore në fushat e njëjta apo të përafërta me shtyllat përkatëse të SKZH 2030.

Afati për OSHC për të nominuar një përfaqësues do të jetë i hapur nga data: 03 – 09. 11. 2020. Kjo do të bëhet përmes përmes dërgimit të:

  1. Misioni dhe fushëveprimi i organizatës (max një faqe a4)
  2.  CV-ne e personit që organizata e nominon.

Dokumentet e kërkuara duhet të dërgohen në email info@civikos.net deri me datë 09.11.2020.

Pas përfundimit të nominimit, paneli i përbërë nga një përfaqësues i Sekretariatit të Platformës CiviKos, një përfaqësues i Zyrës për Planifikim Strategjik (ZPS) do të verifikojë nëse kandidatët e nominuar i plotësojnë kriteret e kërkuara. Të gjithë kandidatët që konstatohet që i plotësojnë kriteret e kërkuara do të përfshihen në listën përfundimtare për votim.

Të gjithë nominimet që nuk i plotësojnë kriteret e lartcekura apo nuk e respektojnë afatin e përcaktuar, nuk do të merren parasysh.

Menjëherë pas përpilimit të listës përfundimtare për nominim, Platforma CiviKos do të njoftojë publikisht për listën e përfaqësuesve të OSHC që do të marrin pjesë në Grupet Tematike për hartimin e SKZH 2030. Të gjitha OJQ-të e regjistruara mund të nominojnë kandidatët e tyre të preferuar brenda një afati prej 5 ditësh nga hapja e procesit të nominimit.

Për të mbikëqyrur procesin e nominimeve, Platforma CiviKos do të ftojë në cilësinë e vëzhguesëve të gjitha OShC-të që kanë bërë nominime dhe përfaqësuesit e ZPS/ZKM.

Për të reflektuar diversitetin shoqëror dhe të shoqërisë civile në Kosovë, inkurajohet nominimi i vajzave dhe grave, anëtarëve të komuniteteve jo-shumicë dhe grupeve të nënpërfaqësuara.

Për çfarëdo pyetje rreth këtij procesi të përzgjedhjes, kontaktoni Platformën CiviKos nëpërmjet e-mailit info@civikos.net ose numrit të telefonit 038 224 904.

Listime të ngjashme

23/11/2020
Kryeshef/e Ekzekutiv/e   Fushë Kosovë e re
23/11/2020
Mësimdhënës/e (11)   Gjakovë
19/11/2020