Përfaqësues në komisionin e vlerësimit (2)

kosovo logo gov square e1558603204655
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Publikuar më
07/07/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Bazuar në Shpalljen publike të datës  22.06.2020,  të lëshuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për thirrjen publike për projekt-propozimet nga organizatat jo qeveritare (OJQ), ftojmë organizatat jo qeveritare/shoqërinë civile, të aplikojnë për të marr pjesë në komisionin e vlerësimit, në cilësinë:

  • Një përfaqësues nga OJQ-të
  • Një përfaqësues nga shoqëria civile në cilësinë e ekspertit

Përfaqësuesit e lartcekur, do të jenë anëtarë të Komisionit vlerësues për vlerësimin e projekt-propozimeve për edukimin dhe promovimin shëndetësor, të pranuara nga organizatat jo qeveritare (OJQ) sipas ftesës publike të datës 22 Qershor 2020.

Afati për aplikim është deri me datë, 13.7.2020, ora 16.00h. CV-të duhet të dërgohen në e-mail adresën si vijon: mirushe.emini@rks-gov.net. Titulli në subjekt të shkruhet për pozitën anëtar i komisionit për vlerësimin e projekteve-propozimeve për objektivën strategjike: Mjedis i shëndetshëm dhe i sigurt për të rinjtë.

Listime të ngjashme