Përfaqësues/e Ligjor/e i Komunës (4)

komuna shterpce e1618209168340
Komuna Shtërpcë
Publikuar
08/02/2022
Skadon
15/02/2022
Lokacioni
Shtërpcë
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008084
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 18/01/2022
Afati për aplikim: 08/02/2022 - 15/02/2022

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0000407 | RN00006524 | Përfaqësues Ligjor i Komunës | Profesional 1 | 9,5 | Komuna Shtërpcë / Zyra e Kryetarit
  • RPC0001699 | RN00007892 | Përfaqësues Ligjor i Komunës | Profesional 1 | 9.5 | Komuna Shtërpcë Zyra e Kryetarit
  • RPC0000407 | RN00006524 | Përfaqësues Ligjor i Komunës | Profesional 1 | 9,5 | Komuna Shtërpcë / Zyra e Kryetarit
  • RPC0001699 | RN00007892 | Përfaqësues Ligjor i Komunës | Profesional 1 | 9.5 | Komuna Shtërpcë / Zyra e Kryetarit 

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Shtërpcë shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialistë Ligjor 
  • Institucioni Komuna Shtërpcë 
  • Nr. i Referencës RN00008084 
  • Kodi RPC0001885 
  • Data e njoftimit 18.01.2022 
  • Afati për aplikim 08.02.2022 - 15.02.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  • Përfaqëson komunën dhe të gjitha subjektet publike në kuadër të komunës tek organet gjyqësore në  Kosovë. 
  • Kryen hulumtime në interes të komunës. 
  • Mbron interesin e përgjithshëm publik në emër të komunës. 
  • Me kërkesë të drejtorisë komunaleinicon dhe kryen procesin e eksproprijimit. 
  • Jep vlerësime juridike në formë të planeve të ndërtimeve dhe kontratave në interes të komunës.
  • Ndihmon në rregullimin dhe ndërtimin e rreullave të caktuara. 
  • Përgatit raporte javore, mujore dhe vjetore. 
  1. Kërkesat e përgjithshme për pranim 
  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 240 kredi/ECTS apo ekuivalente me to (Në rastin kur  kreditë janë mbledhur si pasoje e dimplomës Bachelor dhe Master, fusha e Diplomës Master të jetë e njëjtë  apo vazhdim (specializim) i Diplomës Bachelor).

 Kualifikime të posaçme formale:  

Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet  procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës. 

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;   
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që  ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;  
  • Njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose  analitike; 
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;  
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të  dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave; 
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar. 

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopje e vërtetuar e diplomës 
  • Kopje e letërnjoftimit 
  • Certifikata e lindjes 
  • Vërtetimi nga gjykata që kandidati nuk është nër hetime
  • Vërtetimi për përvojën e punës
  • Kopja e vlerësimit të punës në dy vitet e fundit.
  • Vërtetimi nga gjykata që kandidati nuk është nër hetime

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Aftësitë e mendimitlogjik dhe analizës. 
  • Aftësi për vlerësime të pavarura profesionale. 
  • Njohja e gjuhëve lokale të cilat janë në përdorim 
  • Aftësia e komunikimit të mirë. 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Shpalljet e ngjashme

Mësimdhënës/e   Deçan
19/05/2022
Roje Pylli (3)   Mitrovicë
19/05/2022
18/05/2022