Pedagog/e në SHFMU

komuna istog e1558652144905
Komuna e Istogut
Publikuar më
22/04/2021
Qyteti
Istog
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Duke u bazuar në nenin 67 dhe 68, të Ligjit Nr.06, L-114 për Zyrtarët Publikë, nenit 5 pika ce
Ligjit Nr.037L-068 për Arsim në Komunat e Republikës së Kosovës ,nenit 37 të Ligjit Nr.047 L-
032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, si dhe në harmoni me Udhezimin Administrativ MASHT Nr.3472014 Funksionim i Shërbimit Pedagogjik-Psikologjik në Shkolla, Drejtori Komunal i Arsimit në Istog shpallë këtë:

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS

Titulli i vendit të punës, Pedagog në SHFMU “Bajram Curri” në Istog

Institucioni: Komuna e Istogut
Departamenti Drejtoria: Drejtoria Komunale e Arsimit
Lloji i pozites: Nënpurnës i Shërbimit Publik
Nurnri i pozitave: (1) Një
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Shkollës
Grada/Koeficienti: 6
Kohëzgjatja : 1Je karrierës (Punë provuese 6 muaj)

Detyrat dhe përgjegjësitë për vendin e punës:

  • Planifikimin, programin dhe organizimin e punës edukativo-arsimore
  • Mbështetjen e hartimit dhe zbatimit të planit zhvillimor të shkollës
  • Koordinimin e punës së aktiveve personale, plan programin e mësimdhënësve
  • Përkrahjen e klubeve të nxënësve, këshillat e prindërve dhe organet apo këshillat e tjera të shkollës
  • Merr pjesë në hulumtimin e nevojave arsimore, në hartimin dhe zbatimin e projekteve shkollore
  • Përcjellë dhe inkurajon futjen e risive dhe praktikave të mira pedagogjike
  • Pedagogu vepron në realizim të efektshëm të procesit edukativo arsimor
  • Pedagogu ndihmon dhe udhëzon mësimdhënësit në zbatimin e metodologjive ndërvepruese të mësimdhënies duke promovuar filozofinë me nxënësin në qendër përmes ndihmës për implementimin e nxënies në bashkëpunim me mësimdhënësit duke i ndihmuar ata në përgatitjen e modeleve arsimore, planeve ditore dhe aspekteve të tjera të veprimtarisë arsimore.

Për vendin e punës pedagog, kërkohet përgatitje shkollore

1.Nivelit master dega e Pedagogjisë 2. Fakulteti i Edukimit, studimet katërvjeçarë në Degën e Pedagogjisë (apo siç është e rregulluar me UA 2014 për licencimin e mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesional)

Dokumentacioni i nevojshëm për konkurrim:

  • Formulari i aplikimit (kërkesa) të cilin e plotëson kandidati,
  • Rezymeja personale (CV),
  • Dokumenti personal (kopja e letërnjoftimit),
  • Certifikata e lindjes, jo më e vjetër se 6 muaj,
  • Kopja e diplomës e vërtetuar, ose certifikata në vend të diplomës, e vërtetuar, jo me e
    vjetër se gjashtë muaj, çdo certifikatë me e vjetër se gjashtë muaj nga data e diplomimit
    nuk do të merret parasysh.
  • Kandidatët të cilët kanë diplomuar jashtë Republikës së Kosovës, duhet t' i kenë diplomat e nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,
  • Dëshmitë e rikualifikimeve dhe trajnimeve të akredituara nga MASHT (nëse ka)
  • Dëshmia që nuk jeni nën hetime, jo më e vjetër se 6 muaj
  • Dëshmia e përvojës së punës në arsim (nëse ka)

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 21,04.2021 deri 05.05.2021.

Aplikacionet merren në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, në hyrje të ndërtesës së Komunës, zyra Nr.100, kati përdhes dhe dorëzohet i plotësuar së bashku me dokumentacionin përcjellës, po në të njëjtën zyre.

Dokumentacioni duhet të jetë në kopje i vërtetuar, Komisioni i pranimit në rast dyshimi do të kërkon origjinalin në intervistë.

Ky dokumentacion shërben deri në përfundim të procedurës së konkursit, ndërsa i njëjti nuk
kthehet dhe as nuk ruhet. Dokumentacioni i pa kompletuar dhe ai i cili arrin pas afatit nuk do të
shqyrtohet.

Gjithashtu kandidatët të cilët nuk e plotësojnë qartë dhe saktë formularin e aplikimit (kërkesën)
do të refuzohet.

Listime të ngjashme

Logoped/e   Kamenicë e re
11/05/2021
Drejtor/e në SHFMU   Kamenicë e re
11/05/2021
07/05/2021
07/05/2021
07/05/2021