Pedagog/e

64x64 gjilan komuna
Komuna e Gjilanit
Publikuar më
23/05/2021
Qyteti
Gjilan
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Nё bazë tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, neni 67 dhe 68, neni 5 pika c e Ligjit Nr.03/L-068 për arsimit në Komunat e Republikës së Kosovës, neni 37 të Ligjit Nr.04/-032 për Arsimin Parauniversitar, në harmoni me UA – MASHT Nr.34 / 2014 Funksionimi i Shërbimit Pedagogjik- Psikologjik në Shkolla, po ashtu edhe në bazë UA - MASHT Nr.26/2013 si dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Komuna e Gjilanit shpall:

K O N K U R S
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS

I. Titulli i vendit të punës, Pedagog 

Institucioni:  Komuna e Gjilanit
Drejtoria Drejtoria Komunale e Arsimit
Lloji I pozitës: Shërbimit Publik
Numri i pozitave: 1 (Një)
Orari i punës: 40 orë në javë
Titulli i mbikëqyrës Drejtori i Shkollës
Grada/Koeficienti: 6 (gjashtë)
Kohëzgjatja:  I/e karrierës (punë provuese 6 muaj)

Detyrat dhe përgjegjësitë e Pedagogut

  • Pedagogu ka për detyrë të punojë dhe bashkëpunoj me nxënës.
  • Pedagogu ndihmon në indetifikimin e aftësive të nxënësve për nisjen në klas të pare, po ashtu promovon dhe kordinon aktivitetet e nxënësve jashtë klasës e më gjërë, këshillon nxënësit për orjetimin
  • Pedagogu mbajën përgjegjësin kryesore në zhvillimin professional të mësimdhënësve,
  • Zhvillon profilet e nxënësve në bashkëpunim me mësimdhënësit.
  • Mbaj lidhjet me mësimdhënësit lidhur me nxënësit të cilët kanë problem në nxënie, problem personale apo të natyrave të
  • Pedagogu ka për detyrë të bashkëpunoj me prindërit, udhëzon prindërit për punë me fëmijët e tyre, inkurajon pjesëmarrjen e tyre në projektet e shkollës.
  • Pedagogu bashkëpunon me institucionet profesionale dhe me komunitetin,
  • Pedagogu ka për detyrë të kontribuojë në realizimin dhe përparimin e punës educative arsimore në institucionet shkollore në harmoni me ligjet dhe dukumentet pedagogjike të MASHT si Korniza e Kurrikulit të Kosovës, Kurrikulat Bërthamë dhe dokumentat të tjera
  • Pedagogu ka për detyrë, planifikimin, programimin dhe organizimin e punës educative – arsimore;
  • Mbështetjen e hartimit dhe zbatimit planit zhvillimor të shkollës;
  • Kordinimin e punës aktiveve profesionale, planprogramin e mësimdhënësve;
  • Përkrahë klubet e nxënësve, këshillat e prindërve dhe organet apo këshillat tjerë të shkollës;
  • Pedagogu kryen detyrat tjera të caktuara nga drejtori i institucionit dhe i punëdhënsit.

Kualifikimi dhe Kushtet:

Kualifikimi: Të kenë përgatitje shkollore të nivelit master në Degën e Pedagogjisë të Fakulteti Filozofik, përkatësisht Fakultetin e Edukimit studimi katërvjeçar në degën e Pedagogjisë (apo siç është e rregulluar me UA 2014 për licencimin e mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesional).

Kërkohet përgatitja adekuate profesionale sipas normativet të MASHT-it në fuqi. Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës e që konkurrojnë për këto vende të punës, duhen që diplomat e tyre të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në pajtim me udhëzimin administrativ të MASHT-it, nr. 8/2010, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.

Kushtet:

  • Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit
  • Shkathtësi: këshillimi, analitike, vlerësuese, formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access, Internetit).
  • Kopjen e vërtetuar të diplomës-Nostrifikimin, nëse kandidati e ka të kryer shkollimin jashtë Kosovës.
  • Dëshminë mbi përvojen e punës
  • Trajnime profesionale
  • Certifikata e lindjes
  • Dokumenti personal – letërnjofimi ose pasaporta (kopje)
  • Certifikata mbi gjendjen shëndetësore
  • Certifikatë që nuk jeni nën hetime;

Informata të përgjithshme:

Dokumentacioni dorëzohet në kopje, pasi që i njëjti pas përfundimit të procedurave të rekrutimit nuk kthehet.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 24.05.2021 deri me 07.06.2021

Tё gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund t’i marrin në formë fizike në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, apo t’i shkarkojnë nga web faqja zyrtare e Komunës së Gjilanit https://kk.rks-gov.net/gjilan/ dhe portali shtetëror https://konkursi.rks-gov.net/ dhe tё plotësuara t’i dorëzojnë në Qendrën për Shërbim me Qytetarë nё Komunën e Gjilanit.

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Rezultatet shpallen në web faqen e komunës së Gjilanit https://kk.rks-gov.net/gjilan/ dhe në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/.

Sqarim:

Për këto vende të punës, kandidatët duhet t’i nënshtrohen testit me shkrim. Kandidatët të cilët gjatë testit me shkrim marrin 50% të pikëve do të ftohen në intervistë me gojë.

Për kohën dhe vendin e mbajtjes së intervistave, kandidatët do të informohen përmes njoftimit i cili do të publikohet në tabelat e objektit të Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe në objektin pranë Qendrës për Shërbim me Qytetarë, menjëherë pas mbylljes së konkursit.