Pedagog/e (2)

vushtrri
Komuna e Vushtrrisë
Publikuar më
08/03/2021
Qyteti
Vushtrri
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Nё bazë tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, neni 67, 68 dhe 69, Ligjit për Arsimin në Komuna të Republikës së Kosovës Nr.03/L-068, Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës Nr.04/L-032, nё bazë tё Udhëzimit Administrativ (MASHT) nr.10/2018 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm si dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në sektorin Publik Komuna e Vushtrrisë, shpall:

KONKURS

Për plotësimin e vendeve të lira të punës

Institucioni: Komuna e Vushtrrisë;
Drejtoria: Drejtoria e Arsimit;

Titulli i vendit të punës:

  1. Pedagog në Gjimnazin “Eqrem Çabej” -Vushtrri;
  2. Pedagog në Shkollën e Mesme Profesionale “Bahri Haxha” –

Numri i Pozitave: Dy (2);
Lloji i Pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik;
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Institucionit;
Grada/Koeficienti: Koeficienti – A-459/1;
Orët e punës: 40 orë në javë;
Periudha e Kontratës: Në kohë të pacaktuar;
Kohëzgjatja e punës provuese: Gjashtë (6) muaj;

Detyrat Kryesore:

  1. Pedagogu është i obliguar ta realizojë plan programin për vendin përkatës të punës duke u bazuar në Ligjin mbi Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe Udhëzimit Administrativ nr 34/2014;
  2. Planifikon, programimin dhe organizimin e punës edukativo-arsimore;
  3. Mbështet hartimin dhe zbatimin e planit zhvillimor të shkollës;
  4. Bënë koordinimin e punës të aktiveve profesionale dhe plan programin e mësimdhënësve;
  5. Përkrah klubet e nxënësve, këshillat e prindërve apo këshillat tjera të shkollës;
  6. Merr pjesë në hulumtimin e nevojave arsimore në hartimin dhe zbatimin e projekteve shkollore;
  7. Përcjell dhe inkurajon futjen e risive dhe praktikave të mira pedagogjike;
  8. Vepron në realizim të efektshëm të procesit edukativo-arsimor;
  9. Ndihmon dhe udhëzon mësimdhënësit në realizimin e veprimtarisë mësimore në zbatimin e metodologjive ndërvepruese te mësimdhënies duke promovuar filozofin me nxënësin në qendër përmes ndihmës për implementimin e nxënies në bashkëpunim, punës me projekte, mësimdhënies së diferencuar, promovon qasjen gjithëpërfshirëse dhe ndihmon e udhëzon në përgatitjen e modeleve mësimore planeve ditore dhe aspekteve tjera të veprimtarisë mësimore;
  10. Ka për detyrë të përcjellë hulumtoj analizoj dhe vlerësoj punën e shkollës;
  11. Sistematikisht hospiton dhe analizon procesin mësimor hulumton dobësitë dhe përparësitë e shkollës, efikasitetin e punës në mësim, raportet mësimdhënës nxënës e më gjerë, mbi bazën e hulumtimeve harton raporte lidhur me suksesin e nxënësve, disiplinën e nxënësve, klasave vlerëson e këshillon mësimdhënësit dhe nxënësit, analizon dhe vlerëson performancën e mësimdhënësve përcjell dhe inkurajon vlerësimin e vazhdueshëm të nxënësve ndihmon mësimdhënësit fillestar, monitoron zbatimin e korrikulës duke siguruar qasjen integruese të fushave rezultateve e të nxënit;
  12. Bashkëpunon me nënës dhe prindër, si dhe udhëheq dokumentacionin shkollor;
  13. Nuk mund të kërkoj apo të pranoj udhëzime lidhur me kryerjen e detyrave të punës nga asnjë organ tjetër përveç drejtorit të shkollës dhe DKA-së.

Kushtet dhe Kualifikimi:

  • Tё jenë shtetas të Republikës sё Kosovës;
  • Fakulteti – Drejtimi Pedagogji (Master 300 ECTS, Sistemi katërvjeçar dhe Baçelor – katër vjeçar 240 ECTS)

Dokumentet e nevojshme:

  • Ekstrakti i lindjes (kopje);
  • Diploma e noterizuar e fakultetit – (kopje);
  • Certifikatën nga Gjykata se nuk është nën hetime (origjinali);
  • Letërnjoftimi (kopje) dhe;
  • Certifikata të trajnimeve (kopje).

Dokumentacioni dorëzohet në kopje, pasi që i njëjti pas përfundimit të procedurave të rekrutimit nuk kthehet.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 05.03.2021 - 19.03.2021.

Tё gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund ti marrin në formë fizike në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, apo ti shkarkojnë nga web faqja zyrtare e Komunës së Vushtrrisë https://kk.rks-gov.net/vushtrri/ dhe portali shtetëror https://konkursi.rks-gov.net/ dhe tё plotësuara ti dorëzojnë në Qendrën për Shërbim me Qytetarë nё Komunën e Vushtrrisë.

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Republikës së Kosovës si dhe në kolegjet private brenda Republikës së Kosovës e që konkurrojnë për këto pozita, duhet që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura (nostrifikuara) nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në pajtim me Udhëzimin Administrativ, nr.12/2018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.

Mirëpriten aplikacionet prej meshkujve dhe femrave të të gjitha komuniteteve të Republikës së Kosovës.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Për çdo paqartësi aplikuesit i drejtohen Njësisë së Burimeve Njerëzore, zyra nr 33 ose në tel 038 200 42 444

Rezultatet shpallen në web faqen e komunës së Vushtrrisë https://kk.rks-gov.net/vushtrri/ dhe në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/.