Pastrues/e – Ndihmës/e

ak logo main
AKKVP
Publikuar më
19/01/2021
Qyteti
Pejë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Pozita Pastrues/e - Ndihmës/e
Kodi i pozites KPCVA-001/2021
Vendi i punes Pejë
Data e publikimit 1/18/2021
Afati i fundit për aplikim 02/02/2021
Statusi Vendi i punës i hapur

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË PUNËS

Titulli i vendit të punës: Pastrues/e - Ndihmës/e
Niveli: Në bazë të ligjit për zyrtarët publik/të ligjit të punës
Niveli i pagës (303.01 €/muaj)
Titulli i Projektit: Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP)
Vendi i punës: Zyra Regjionale Pejë
Data e fillimit: Sa më shpejt
Kohëzgjatja: periudhë të pacaktuar

Historiku:

Bazuar në Ligjin Nr. 05/L-010, Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (Agjencia), është përgjegjëse për pranimin, krahasimin dhe zgjidhjen e dallimeve dhe mos pajtueshmërisë në mes të dokumenteve kadastrale origjinale të para qershorit 1999 të cilat janë marrë nga autoritet serbe dhe dokumenteve aktuale në Republikën e Kosovës, në lidhje me pronën private, private komerciale dhe pronën private të bashkësive fetare. Përveç mandatit të saj kryesor, sipas dispozitave kalimtare të Ligjit, përcaktohet se pjesë të mandatit dhe përgjegjësive të Agjencisë Kosovare të Pronës (AKP) dhe Drejtorisë për Çështje  Pronësore  Banesore  (DÇPB), do t’i barten Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,  kryesisht ato pjesë që kanë  të bëjnë me implementimin e vendimeve të Komisionit për Kërkesa Pronësore Banesore dhe Komisionit për Kërkesa Pronësore të Kosovës si dhe pronave që aktualisht janë nën administrimin e AKP-së.

Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:

Nën mbikëqyrjen e Udhëheqësit të Zyrës Regjionale, me udhëzime specifike, mbajtësi i detyrës kryen punët në vijim:

  • Kryen pastrimin e nevojshëm, përfshirë larjen, fshirjen, fshirjen me thithëse elektrike dhe lustrimin;
  • Pastron sipërfaqet, përfshirë dyshemetë, orenditë, muret, dyert, dritaret, tepihët, etj. Zbraz dhe pastron shportat e mbeturinave;
  • Mban pastër zyrat, kuzhinat dhe tualetet si dhe të gjitha hapësirat përbërëse të objektit;
  • Mirëmban dhe pastron të gjitha pajisjet që përdoren, duke mos krijuar rrëmujë me dokumentacionin e hasur gjatë punës , dhe
  • Kryen detyra të tjera që mund t’i caktohen sipas nevojës nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë.

Kualifikimet dhe përvoja:

  • Shkolla e Mesme e përfunduar;
  • Përvoja përkatëse e punës, do të jetë përparësi;
  • Njohja elementare e gjuhës angleze – për të kuptuar konstruksionet dhe/ose udhëzimet e thjeshta mund të jetë përparësi;
  • Aftësi për të përdorur pajisjet për pastrim të zyrës.

Njohuritë dhe aftësitë e kërkuara:

  • Të jetë i/e përkushtuar ndaj barazisë, paanësisë, integritetit dhe të drejtave të njeriut;
  • Të ketë aftësi për të punuar nën presion;
  • Të ketë aftësi për të punuar në ekip;
  • Të ketë aftësi për të punuar sipas standardeve të larta të punës dhe të jetë i/e organizuar;
  • Të ketë aftësi për t’u përshtatur brenda ambientit punues

Apliko online.

Listime të ngjashme

28/02/2021
20/02/2021
18/02/2021