Pastrues/e (2)

ferizaj logo
Komuna e Ferizajt
Publikuar më
20/07/2020
Qyteti
Ferizaj
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të neni 8 i Ligjit të Punës, nenit 37 paragrafi 2 dhe 4, i Ligjit për Arsimin Parauniversitar, neni 5, pika c, të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, Drejtoria e Arsim në Ferizaj shpall:

KONKURS
Për Personel teknik:

1. Në SHFMU “Rizah Matoshi” në fshatin Nikadin:
- Një pastrues.
2. Në SHFMU “Naim Frashëri”, në fshatin Zaskok:
- Një pastrues.

Detyrat e punës: Pastruesi -bënë pastrimin dhe mirëmbajtjen e higjienës në institucionin shkollor.

  • Kujdeset për pastrimin e të gjitha lokaleve shkollore, pajisjeve të shkollës si dhe objekteve përcjellëse.
  • Kujdeset për pastrimin dhe mirëmbajtjen e oborrit të shkollës në mbrojtjen e ambientit dhe kultivimit të gjelbërimit.
  • Kryen edhe detyra tjera ,të cilat ia cakton drejtori i shkollës ose sekretari i shkollës.
  • Për vendin e punës për pastrues kërkohet shkolla fillore e mesme e ulët.

Kërkesa për aplikim merret dhe dorëzohen në zyrën për shërbimin e qytetarëve, për Drejtorinë e Arsim.

Për aplikim kandidatët duhet të kompletojnë dokumentacionin në vijim:

  • Kërkesën për punësim dhe dokumentacionin si vijon:
  • Dëftesa e shkollës fillore të mesme të ulët,
  • Çertifikatën e lindjes,
  • Letërnjoftimi kopje,
  • Dëshmin që nuk jeni procedurë hetimore ose nën hetime.

Kontrata zgjatë një vit, nga data e fillimit të punës, me mundësi vazhdimi.

Dokumentet e pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit, nuk merren në shqyrtim nga komisioni intervistues.

Afati i konkursit është (15) ditë, nga dita e publikimit në tabelën e shpalljeve, në web faqe e Komunës dhe në njërën nga mjetet e shkruar të informimit, duke filluar prej datës 20.07.2020, deri më datën 03.08.2020.

Shpallja e plote e punes.

Listime të ngjashme