Thirrje për aplikim: Orientimi në Karrierë

qdl
Qendra për Demokraci Lokale - QDL
Publikuar më
21/07/2020
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi

Përshkrimi

Qendra për Demokraci Lokale - QDL, ka për qëllim të bëjë fuqizimin e të rinjëve në Kosovë. Për të realizuar këtë qëllim kësaj radhe ka vendosur që të sjellë trajner të kualifikuar, me qëllim që të ndihmojë të rinjët e zonës së Anamoravës. Konkretisht, banorët e komunave: Gjilan, Viti, Kamenicë dhe Kllokot.

Grupmoshat e targetuar që mundë të përfitojnë nga ky trajmim dhe workshop ONLINE janë: 17-21 vjeç.

  • Afati i fundit për aplikim: 24 korrik 2020, ora 18:00.
  • Kosto për të përfituar nga ky trajnim dhe workshop online: FALAS!
  • Linku për aplikim: https://forms.gle/w7NieWuMRtVth3k77

Kur do të mbahet trajnimi dhe workshopi online?

E Shtunë, 25 korrik 2020, me fillim nga ora 15:00.

Përmes platformës komunikimit online: Google Meet (https://meet.google.com/)

Për më shumë informata, na kontaktoni në kontakt.qdl@gmail.com, 049 229 715.

QDL ju dëshiron suksese!