Organizator/e, Pastures/e

Komuna e Mitrovicës
Publikuar më
09/12/2020
Qyteti
Mitrovicë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 8 paragrafi 1 dhe 2, Nenit 10 paragrafi 2 nënparagrafi 2.1 të Ligjit të punës
Nr, 03L-2012 ,Nenit 17 paragrafi 1 te ligjit per Teatro Nr.044L. -106 dhe udhëzimit administrativ (MPMS) Nr.0722017 për rregullimin e procedurave të konkursit në Sektorin Publik Komuna Mitrovica e Jugut shpall:

KONKURS

Për plotësimin e stafit në Teatrin e Qytetit ,,Muharrem Qena”

Institucioni: DKRS/Teatri,, Muharrem Qena” Mitrovicë

1 Titulli i pozitës: Organizator
- Nr i pozitave : 1 (Një)
- Grada lkoeficienti 7.00
- I përgjigjet: Drejtorit të përgjithshëm
- Orari i punës : I plotë 40 orë në javë

Detyrat dhe përgjegjësit:

  • Të organizoj mbajtjen e provave të shfaqjeve dhe sipas kërkesave angazhohet në shfaqje,
  • Të hulumtoj dhe lexoj materiale apo të ndërmarr aktivitete fizike dhe intelektuale që ndihmojn në pregaditjen e rolit të aktorëve ,
  • Të bashkëpunoj me të tjeret dhe regjisorin,
  • Të inqizoj zërin varësisht nga nevoja e produksionit,
  • Të performoj në studio apo lokacion tjetër varësisht nga nevoja që paraqitet,
  • Të bashkëpunoj drevijtëper drejtë me regjisorin e shfaqjeve,
  • Kryen edhe detyra të tjera sipas kërkeses së drejtorit të Teatrit në perpthje me natyrën e punës dhe pregaditjen e tij
  • Për punën e tij i përgjigjet regjisorit. udhëhegsit artistik dhe Drejtorit të Teatrit.

Kualifikimi dhe shkathtësit e kërkuara:

  • Pregaditja Universitare ( Diploma e Fakultetit)
  • Dy vite përvojë pune profesionale
  • Njohja e gjuhës angleze përparësi
  • Njohja e punës praktike administrative
  • Aftësi të mira menaxheriale
  • Aftesi të mira ne komunikim verbal dhe të shkruar.
  • Te ket njohuri te mira për funksionimin e Teatri
  • Të jet i/e motivuar, profesional dhe qasje pozitive.
  • Njohuri e punës me kompjuter, vord,exel etj.
  • Të jet fleksibil dhe krativ duke marrë parasysh edhe kriteret e veshtirsuara te punes.

2. Titulli i pozitës: Pastrues/e
Numri i pozitave . 1 (një)
Grada/koeficienti 5.00
I pergjigjet : Drejtorit të Përgjithshëm

Detyrat dhe përgjegjësit:

  • Kujdeset për nivelin e pastërtisë në objektin e Teatrit
  • Bënë pastrimin e skenes ,sallës se Teatrit, dyshemeve,dyerëve , dritareve , mureve, nujeve sanitare, koridoreve rregullisht para shfaqjeve , programeve te ndryshme dhe ngjarjeve tjer anë teater.
  • Njofton te gjitha dëmet eventuale që ndodhin pas shfaqjeve '
  • Kujdeset per ruajtjen e inventarit ,
  • Kryen edhe detyra tjera në bazë te udhëzimeve nga Drejtori i Teatrit.

Kualifikimi dhe shkathtësit e kerkuara:

  • Diploma e shkolles se mesme
  • Njohja e punës praktike me pastrimin e hapsirave publike

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs: Të drejtë aplikimi kanë te gjithe shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësi profesionale për kryerjen e detyrave.

Kohëzgjatja e emërimit: Të gjithë të pranuarit përmes Konkursit publik, marrin kontrata te përhershme pas periudhës provuese 6 mujore , sipas suksesit dhe angazhimit të treguar të paraparë me Rregulloret e sipërcekura.

Dokumentacioni i kërkuar: Diploma (Kopja e noterizuar) e fotokopja e Letërnjoftimit , ekstrakti i lindjes, rekomandime apo çertifikata për poziten në të cilën aplikoni nëse keni, dëshmit mbi përvojen e punës , çertifikatën që nuk jeni nën hetime.

Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren dhe dorëzohen në zyrën nr. 10 në Komunën e Mitrovicës së Jugut. Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe ti bashkëngjiten këto dokumente: Diploma mbi kualifikimin, fotokopja e letërnjoftimit, ekstrakti i lindjes, dëshmi mbi përvojën e punës, çertifikata që nuk jeni nën hetime dhe çertifikata që dëshmojnë njohuri nga fusha përkatëse. Dokumentet duhet të jenë në njërën prej gjuhëve zyrtare të komunës.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

Konkursi është i hapur 15 ditë nga data e publikimit.

Shpallja e plote.