Operues i paisjeve hidromekanike

iber lepenc 1 e1639256947564
NH Ibër-Lepenc
Publikuar më
11/12/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Ndërmarrja Hidroekonomike, Ibër-Lepenc’ SH.A. –Prishtinë, publikon këtë:

K O N K U R S

Operues i paisjeve hidromekanike/ manipulant (1)

Detyrat dhe përgjegjësitë do të jenë si vijim:

  • Kryen punët e operuesit te portave ne pendë;
  • Koordinon punën me sektorin dhe turbinistin në C;
  • Gjatë ndërrimit kontrollon nivelin e ujit në liqe;
  • Sipas urdhëresës operon me mbyllës të kapërderdhësit (fushat), tunelit dhe lëshuesit fundor, si dhe të galerisë injektuese;
  • Ben pranim-dorëzimin me librin e kujdestarisë;
  • Kryen punët tjera sipas urdhrit të shefit të shërbimit;
  • Për punën e tij i përgjigjet shefit të shërbimit.

Kushtet:

  • Përgatitja e mesme shkollore, nga profilet teknike;
  • Përvoja e punës 1 (një) vit;

Marrëdhënia e punës: Në kohë të caktuar deri në një vit, me punë provuese deri në 6 muaj, me mundësi të vazhdimit .

Kërkesës për pozitat e kërkuara t’i bashkëngjitet:

  • CV;
  • Diploma e noterizuar;
  • Vërtetimin e përvojës së punës:
  • Ekstraktin e lindjes;
  • Certifikata që nuk është nën hetime;
  • Fotokopja e letër njoftimit;

Aplikacionet mund të merren në web-faqen zyrtare të Ndërmarrjes www.iber-lepenc.org

Aplikacionet e plotësuara së bashku me kopje të dëshmive të kërkuara sipas konkursit dorëzohen në Drejtorinë Qëndrore të N.H.,,Ibër-Lepenc” – Prishtinë ose përmes postës.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 15 ditë nga dita e publikimit.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen me kandidatin e zgjedhur do të nënshkruhet Kontrata e punës pas sjelljes së certifikatës mjekësore.