Operator teknik i sektorëve dhe ure matës

kmdk Kosove
KMDK
Publikuar më
29/07/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë SH.A

Në bazë të Ligji nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, KMDK SH. A. është Kompania e vetme e Legalizuar dhe e Licencuar për Menaxhimin e Deponive Sanitare të Mbeturinave në Republikën e Kosovës dhe është e regjistruar si shoqëri aksionare, në bazë të Rregullores Nr. 19/2020 për Procedurat e Punësimit, Strukturën Organizative, Kategorizimin dhe Përshkrimin e vendeve të punës në KMDK SH.A si dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ(MPMS) Nr.07/2017 për rregullimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik

Shpall Konkurs të Jashtëm - Publik për këto vende pune:

Pozita: Operator teknik i sektorëve dhe ure matës
Kontratë për punë specifike - (2 pozita )
Vendi i punës : Deponia Sanitare Prishtine (1pozitë) dhe Deponia Sanitare Prizren  (1pozitë)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të bëjë pranimin, evidentimin dhe matjen e sasisë së mbeturinave të sjella me mjete transportuese të klientëve dhe të ruaj evidencat e secilës matje;
  • Obligohet tëpërcjellë dhe të bëjë matjen e mjetit transportues si në hyrje edhe në dalje si dhe kujdeset që kur bëhet matja në automjet mos tëjetëasnjëpunëtor;
  • Të mbaj pastër( kontejnerin) zyrën te peshorja;
  • Obligohet që tëpërcjellë të gjitha lëvizjet brenda deponisë;
  • Bën kontrollin dhe përcjellë nivelin e ujërave të zeza në lagunë dhe në sektor të mbeturinave;
  • Në bazë të udhëzimeve të Përgjegjësit të Deponisë, lëshon pompat për ri qarkullimin e ujërave të zeza;
  • Obligohet që të informojë PD përparregullsitë që hasëgjatë kontrollit të deponisë;
  • Në bazë të udhëzimeve të PD, bën lëvizjen e gypave ri qarkullues të ujërave të zeza për spërkatje;
  • Sipas nevojave dhe kërkesës së PD kryen edhe punë tjera;
  • Për punën e vet jep përgjegjësi PD.

Kualifikimet:

  • Diploma e shkollës së mesme.

Aftësitë kryesore:

  • Të ketë aftësi për të komunikuar me palë;
  • Të jetë i aftë të punojë në ekip dhe nën presion.

Dokumentacioni i nevojshëm:

  • CV
  • Diplomat,
  • Certifikatat mbi kualifikimet dhe trajnimet,
  • Dëshmi mbi përvojën në punë, si dhe dëshmi të tjera në bazë të kualifikimit dhe aftësive.

Vlerësimi formal dhe intervista do të bëhen pas përfundimit të afatit për aplikim, ndërsa KMDK SH.A mban të drejtën e formimit të listës së shkurtuar me aplikantët që i plotësojnë kushtet e Konkursit. Lartësia e pagës për pozitën e lartëcekur, do të përcaktohet në harmoni me politikat e Kompanisë dhe rregulloren e brendshme. Të gjithë kandidatët/et e interesuar për punësim që i plotësojnë kushtet e konkursit, mund ta dorëzojnë aplikacionin që gjendet në Web faqe dhe dokumentacionin e kërkuar në adresën: Rruga: Bekim Fehmiu nr. 137, 10000 Prishtinë, Kosovë. (Afër Shkollës Shtjefën Gjeçovi), Lakrishtë. Tel: 038/ 600 - 552,

Afati për aplikim është 15 ditë nga data 28.07.2020 deri me datë 11.08.2020 ora 08:00-16:00.

Shpallja e plote.

Listime të ngjashme