Operator i Makinave Speciale

KEDS Energy e1629815520926
KEDS Energy
Publikuar
05/04/2022
Skadon
14/04/2022
Lokacioni
Gjakovë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendeve të lira të punës në Departamentin e Sistemit të Operimit, KEDS SH.A. më datë 05.04.2022 shpall vende të lira pune:

Pozicioni i punës: OPERATOR I MAKINAVE SPECIALE

Lokacioni: Gjakovë (1); Gjilan (1); Prizren (1)

PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

  • Zbaton dhe implementon planin e punës në baza ditore në mënyrë produktive dhe efektive;
  • Sigurohet që operimi, mirëmbajta dhe riparimi i makinave, materialeve dhe paisjeve të jetë në pajtim me rregulloret e punës për shfrytëzim;
  • Informohet vazhdimisht me kriteret e ngarkimit të makinave, peshat, dimensionet dhe respekton të gjitha rregullat me korrektësi;
  • Përgjegjës për shfrytëzimin e sistemit të përcjelljes së makinës, sipas kushteve të shfrytëzimit;
  • Implementon të gjitha instruksionet për operim me eskavator të dhëna nga mbikëqyrësit për çdo lloj aktiviteti;
  • Kujdeset dhe njofton mbikëqyrësin për dëmtimet e pajisjeve nga palët e treta apo në rast të rrezikut për shkak të çështjeve të ambientit;
  • Kujdeset për çdo pengesë, duke përdorur kapacitetet teknike, në çështjet siç janë rreziqet dhe pengesat që shfaqen brenda një periudhe të shkurtër kohore dhe të raportoj vazhdimisht;
  • Vepron në pajtim me ligjet e Republikës së Kosovës dhe rregulloret e KEDS.

KËRKESAT DHE KUALIFIKIMET:

  • Minimum shkolla e mesme;
  • Minimum 2 vite eksperiencë pune relevante;
  • Të domosdoshme kategoritë C1E ose CE;
  • Të komunikoj rrjedhshëm gjuhën Shqipe;
  • Aftësi të forta të zgjidhjes së problemeve dhe person i vëmendshëm në detaje;
  • Bashkëpunues dhe mbështetës në punët e përditshme të departamentit.

SI TË APLIKONI? 

Ju mund të aplikoni përmes njërës nga mënyrat e mëposhtme:

1. Plotësoni aplikacionin tuaj online në linkun: https://careers.keds-energy.com/#/

2. Dërgoni aplikimin tuaj përmes adresës sonë të e-mailit: hr@keds-energy.com duke specifikuar në titull pozicionin për të cilin po aplikoni dhe duke bashkangjitur dokumentet e mëposhtme:

  • CV-në;
  • Diplomën e kualifikimit;
  • Dëshmi nga përvoja e punës/Trusti;
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata;
  • Certifikatat e trajnimeve të ndjekura.

Aplikimi është i hapur deri më datë: 14.04.2022, në ora 16:00.

SHËNIME ME RËNDËSI: 

KEDS ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë qytetarët pa dallim.
Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Shpalljet e ngjashme

25/05/2022