
Përshkrimi
Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendeve të lira të punës në Departamentin e Sistemit të Operimit, KEDS SH.A. më datë 05.04.2022 shpall vende të lira pune:
Pozicioni i punës: OPERATOR I MAKINAVE SPECIALE
Lokacioni: Gjakovë (1); Gjilan (1); Prizren (1)
PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
- Zbaton dhe implementon planin e punës në baza ditore në mënyrë produktive dhe efektive;
- Sigurohet që operimi, mirëmbajta dhe riparimi i makinave, materialeve dhe paisjeve të jetë në pajtim me rregulloret e punës për shfrytëzim;
- Informohet vazhdimisht me kriteret e ngarkimit të makinave, peshat, dimensionet dhe respekton të gjitha rregullat me korrektësi;
- Përgjegjës për shfrytëzimin e sistemit të përcjelljes së makinës, sipas kushteve të shfrytëzimit;
- Implementon të gjitha instruksionet për operim me eskavator të dhëna nga mbikëqyrësit për çdo lloj aktiviteti;
- Kujdeset dhe njofton mbikëqyrësin për dëmtimet e pajisjeve nga palët e treta apo në rast të rrezikut për shkak të çështjeve të ambientit;
- Kujdeset për çdo pengesë, duke përdorur kapacitetet teknike, në çështjet siç janë rreziqet dhe pengesat që shfaqen brenda një periudhe të shkurtër kohore dhe të raportoj vazhdimisht;
- Vepron në pajtim me ligjet e Republikës së Kosovës dhe rregulloret e KEDS.
KËRKESAT DHE KUALIFIKIMET:
- Minimum shkolla e mesme;
- Minimum 2 vite eksperiencë pune relevante;
- Të domosdoshme kategoritë C1E ose CE;
- Të komunikoj rrjedhshëm gjuhën Shqipe;
- Aftësi të forta të zgjidhjes së problemeve dhe person i vëmendshëm në detaje;
- Bashkëpunues dhe mbështetës në punët e përditshme të departamentit.
SI TË APLIKONI?
Ju mund të aplikoni përmes njërës nga mënyrat e mëposhtme:
1. Plotësoni aplikacionin tuaj online në linkun: https://careers.keds-energy.com/#/
2. Dërgoni aplikimin tuaj përmes adresës sonë të e-mailit: hr@keds-energy.com duke specifikuar në titull pozicionin për të cilin po aplikoni dhe duke bashkangjitur dokumentet e mëposhtme:
- CV-në;
- Diplomën e kualifikimit;
- Dëshmi nga përvoja e punës/Trusti;
- Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata;
- Certifikatat e trajnimeve të ndjekura.
Aplikimi është i hapur deri më datë: 14.04.2022, në ora 16:00.
SHËNIME ME RËNDËSI:
KEDS ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë qytetarët pa dallim.
Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.