Operator i Llumit

hidrodrini 1 e1600241647201
Hidrodrini
Publikuar më
27/06/2021
Qyteti
Pejë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr.03,L-212 të Punës , nenit 4 të UA 0772017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik nenit 4 të Rregullores mbi Marrëdhënjen e Punës të punëtorëve të KRU “ Hidrodrini “ Sh. A. Pejë , Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë publikon këtë :

KONKURS

Operator i Llumit
I përgjigjet: Menaxherit të Impiantit për Ujëra të Ndotura (TUN).
Ekzekutues: 1 (Një).
Kohëzgjatja e Kontratës: Kontrata lidhet për kohë të caktuar (6 mujore), me mundësi vazhdimi varësisht nga angazhimi i të punësuarit.

Detyrat dhe përgjëgjesitë:

  • Operimi dhe monitorimi i llumit
  • Mbështetje në operimin dhe monitorimin e Impiantit për Ujëra të Ndotura (ITUN)
  • Mbështetje në riparimin e dëmeve dhe pengesave të ndryshme
  • Mbështetje në planifikimin e materialeve dhe kemikaleve
  • Zbatimi i rregullores mbi shëndetin dhe sigurinë në punë
  • Shërbime emergjente sipas nevojës
  • Kryen edhe punë tjera sipas nevojës

Kërkesat Kualifikimet Profesionale:

  • Diplomën e Shkollës së Mesme
  • 2 vjet përvojë pune në operim dhe mirëmbajtjte e dëshirueshme
  • Patent shoferi kategoria C
  • Çertifikatë per operim te eskavatorit
  • Kopja e letërnjoftimit
  • Çertifikatën që kandidati nuk është nën hetime
  • Dëshmi për përvojën e punës
  • Letër motivimin
  • Diplomë e Shkollës së Mesme

Aplikacionet mund të merrenë në zyrën Burimeve Njerëzore te KRU “Hidrodrini”Sh. A. Rr” Lekë Dukagjini” Nr.156 Pejë dhe Veb — faqen “ Hidrodrini” Sh. A. hidrodrini.com .

Aplikacionit i bashkangjiten kopje të dokumentacionit mbi kualifikimin, për përvojen e punës, dokumente tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilën konkurrojnë kandidatët. Aplikacioni dhe dokumentet përcjellëse dorëzohen në KRU “ Hidrodrini” Sh. A. Zyra e Burimeve Njerëzore në pliko të mbyllur në adresën: Rr.“ Lekë Dukagjini“ nr.156- Pejë. (Shpallja do të jetë e hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit, në shtypin ditore dhe Web — faqen hidrodrini.com

Kandidatët që ftohen në intervistë janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale për verifikim para komisionit intervistues.

Kandidatët që hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën nëpërmjet telefonit ose me shkrim në afat ligjor nga zyra e Burimeve Njerëzore.

Aplikacionet e derguara pas afatit të cekur më lartë nuk do të pranohen. Dokumentat jo të kompletuara do të refuzohen, KRU“ Hidrodrini” Sh. A. ofron mundesi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës.

Listime të ngjashme

28/07/2021
27/07/2021