
Përshkrimi
KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe Djathë Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në fabrikën e djathit “Rugove” Sh.P.K. në Drelaj, Pejë. Pozitat e hapura janë:
OPERATOR PRODHIMI (x3)
Disa nga përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
- Ka përgjegjësi në operimin me Cip-in e para prodhimit (kadave) së bashku me operatorin e pranimit.
- Ka përgjegjësi për kualitetin dhe sigurinë e gjysmë produktit dhe produktit përfundimtar.
- Bën bartjen e bureve, pastrimin dhe dezinfektimin e tyre sipas udhëzimeve.
- Së bashku me kryepunëtorin në prodhim bëjnë zënien e djathit, prerjen, përzierjen dhe zbrazjen e djathit nëpër kallëpe.
- Ndihmon në regjistrimin dhe verifikimin e sasisë së litrave të procesuara për linjat e prodhimit.
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Të ketë të kryer shkollën e mesme.
- Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
- E preferueshme të ketë së paku 1 vit përvojë pune.
- Të jetë banor i regjionit të Pejës.
- T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
- Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.
Çka ofron Korporata RUGOVE:
- Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
- Ambient profesional dhe motivues.
- Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
- Transport nga qyteti i Pejës për në fabrikë.
Si të aplikohet:
Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.
Afati i fundit për aplikim është data 30 prill 2022, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.
Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.