Operator/e në Qendrën e Kujdesit për klientë – Call Center

art motion e1569958469631
Artmotion
Publikuar më
02/06/2020
Qyteti
Prishtinë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

“Artmotion” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Zona Industriale, Rr. “Lidhja e Pejës”, shpallë:

KONKURS

Për plotësimin e vendeve të lira të punës,

Operator/e në Qendrën e Kujdesit për klientë- “Call Center” – 5 Pozita

Vendi i punës: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:

  • Përgjigjet në thirrjet e klientëve të cilëve ju ndihmon në zgjidhjen e problemeve bazike me shërbimet Internet dhe “DTV”, duke u bazuar në udhëzuesit e kompanisë për secilin problem;
  • Jap informata klientëve në lidhje me shërbimet të cilat i ofron “Artmotion”;
  • Për çdo thirrje telefonike, duhet që të bëhet regjistrimi i saj si tiketë në “ticketing system”, duke bërë hapjen e rastit me të dhënat e domosdoshme dhe e delegon në raste të veçanta nëpër departamentet tjera si dhe e përcjellë rastin deri në mbyllje të tiketës me zgjidhjen e caktuar;
  • Te jetë i gatshëm të punojë nën presionin e telefonatave dhe të jetë fleksibil në ndrrimet e orarit;
  • Të bëjë konfigurimet e paisjeve bazike (modem dhe CPE).
  • Ofron ndihmë dhe këshilla te klienti duke përdorur CRM dhe njohurit për produktin dhe paisjet;
  • I raporton Menaxherit të Qendrës së Kujdesit ndaj Klientëve, varësisht se si kërkohet;
  • Bashkpunon ngushtë me kolegët në emer të ofrimit të shërbimit sa më të mirë te klientët dhe ndarjes së njohurive brenda departamentit

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë Universiteti (e preferueshme) dhe/ose Diploma e shkollës së mesme,
  • Përvojë pune në Dep. e “Call Center” (e preferueshme në fushën e telekomunikcaionit);
  • Njohuri teknike (elementare) në telekomunikacion;
  • Aftësi të mira të prezentimit dhe komunikimit;
  • Aftësi të shkrimit të raporteve;
  • Njohuri të Gjuhës Angleze.

Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente, përmes postës elektronike:

  • CV-në së bashku me foto, si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore të mesme apo universitare;
  • Letër Motivuese;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse;
  • Çertifikatat e trajnimeve eventuale;
  • Letër Rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).

Aplikimi bëhet përmes e-mailit -  postës elektronike, në:

hr@artmotion.net

Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.

Konkursi mbetet i hapur deri më datën 10.06.2020, Ora 16:00h.

Listime të ngjashme