Ofertë për printim

Inject e1612087732430
Iniciativa për Drejtësi dhe Barazai - INJECT
Publikuar më
19/07/2021
Qyteti
Prishtinë
Lloj listimi
Tendera  

Përshkrimi

Organizata “Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi – INJECT” u themelua për të fuqizuar grupet e margjinalizuara dhe për të avokuar tek institucionet përgjegjëse që përmes bashkëpunimit mes institucioneve dhe INJECT të arrijmë sigurimin e mbrojtes së të drejtave të njeriut.

Kërkesë për ofertë për print

Initiative for Justice and Equality – INJECT kërkon të angazhojë një kompani e cila do të bëjë printimin e një raportit hulumtues prej 46 faqesh.

Vërejtje: Sipas Ligjit 03 / L-037 të TVSH-së, Udhëzimit Administrativ 03/2015 dhe Shpjegimit Publik 04/2016; ofertat duhet të dërgohen pa TVSH. INJECT do t’ju dërgojë dokumentin për lirim nga TVSH përpara marrjes së faturës.

Kushtet e ofertimit:

  • Kopja e çertifikatës së regjistrimit, numri fiskal;
  • Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur nga kompania ofertuese;
  • Oferta duhet të dërgohet në format PDF përmes email-it në: info@inject-ks.org; elheme.selmani@gmail.com ndërsa për ndonjë pyetje, ju mund të thirrni në numrin +383 44 307 396
  • Afati i fundit për dorëzimin e ofertës është më 23.07.2021 ora 16:00
  • Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë apo nuk ndjek udhëzimet e cekura nuk do të merret parasysh.

Kushtet e përgjithshme

INJECT e rezervon të drejtën të refuzojë ndonjë ose të gjitha ofertat e pranuara. Vendimi final nuk do të bëhet përderisa nuk kompletohen të gjitha procedurat interne të INJECT. Ofertat do të vlerësohen nga Komisioni për Vlerësim i Prokurimit të INJECT në momentin e mbylljes së procesit;

Me rëndësi:

Kriteret e vlerësimit bazohen në përvojën e punës së kompanisë, referencat e punës, kualitetin e punës paraprake si dhe oferta financiare. Kriteri i dhënies së kontratës: operator përgjegjës, çmimi më i ulët për kualitetin më të mirë.

Ju lutemi që në email aplikimin, në subject të shënoni: Ofertë për printim.

Initiative for Justice and Equality – INJECT
Rr. Shaban Palluzha nr.3, 10 000 Prishtina, Kosovo
Mob: + 383 44 600 530
Email: info@inject-ks.org
Web: www.Inject-ks.org