NSHI: Mjete didaktike

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Publikuar më
13/11/2020
Qyteti
Suharekë
Kategoria
Lloj listimi
Tendera  

Përshkrimi

 

Njoftimi për shprehje të interesit

Emri i shkollës:  ‘’Dëshmorët e Kombit” –Vraniq
Komuna:  Suharekë
Data: 12.11.2020

Emri i kontratës: Mjete didaktike
Numri i kontratës: ESIP/SDG/055-G/1.6

Qeveria e Kosovës ka marrë një kredi nga grupi i Bankës Botërore për realizimin e projektit për përmirësimin e sistemit të arsimit (ESIP), dhe ka për qëllim që një pjesë të grantit ta përdor për ta përkrahur Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Shkollën ‘‘Dëshmorët e Kombit’’- Suharekë. Në kuadër të kësaj përkrahjeje do të realizohet prokurimi si në vijim i pajisjeve të nevojshme:

Përshkrimi i mallrave të nevojshme:

  • Mjete didaktike për lëndët: Kimi, Fizikë, Bjologji, Gjeografi, Histori dhe Matematikë

Kriteret minimale për kualifikim të kontraktuesve që mund të aplikojnë janë:

  • Përvoja e suksesshme në ekzekutimin e kontratave për ofrimin e mallrave të natyrës së ngjashme në dy vitet e fundit.
  • Regjistrimi ligjor i firmës nga autoritetet vendore.

Kontraktuesit e interesuar që i plotësojnë kriteret minimale për kualifikim, të cekura më lartë, janë të mirëseardhur të aplikojnë me shprehjet e tyre të interesimit kundrejt specifikimit të hollësishëm teknik në adresën Shfmu ‘’Dëshmorët e Kombit”, Vraniq - Suharekë më së largu deri më 20.11.2020

Specifikimi i hollësishëm teknik së bashku me afatet dhe kushtet e tjera, ku të gjitha janë të përgatitura në kuadër të një dokumenti të quajtur ‘’Ftesë për ofertë-Mallra’’, do t’ia dorëzojë shkolla vetëm atyre kontraktuesve potencialë që i plotësojnë kriteret. Kompanitë luten që t’i shkruajnë detajet kontaktuese me rastin e shprehjes së interesit.

Detajet kontaktuese të shkollës:

Personi kontaktues: Asllan Shehu
Telefoni: 044/870-581
E-maili: asllan_shehu@hotmail.com

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme