
Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Përshkrimi
Qeveria e Kosovës ka marrë një kredi nga grupi i Bankës Botërore për realizimin e projektit për përmirësimin e sistemit të arsimit (ESIP), dhe ka për qëllim që një pjesë të grantit ta përdor për ta përkrahur Ministrinë e Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë dhe shkollat e Kosovës.
Objektivi i nën-komponentit 1.3. (GZhSh) të projektit ESIP është forcimi i kapaciteteve të shkollave që financohen me fonde publike që t’i planifikojnë dhe t’i menaxhojnë burimet si dhe ta promovojnë angazhimin qytetar përmes pjesëmarrjes së mësimdhënësve, prindërve dhe komunitetit në planifikimin, zbatimin dhe monitorimin e aktiviteteve të shkollës.