Punëtor/e teknik/e (11)

50x50 gjilan komuna
Komuna Gjilan
Publikuar
09/05/2022
Skadon
23/05/2022
Lokacioni
Gjilan
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008789
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 08/04/2022
Afati për aplikim: 09/05/2022 - 23/05/2022

Nё bazë tё Ligjit për Zyrtarët Publikë, Nr.06/L-114, neni 79 dhe 80, Ligjit i Punës, Nr. 03/L-212, neni 8 si  dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ, 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin  Publik, Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan, shpall :  

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TE LIRA TË PUNËS 

  • Institucioni : Komuna e Gjilanit
  • Drejtoria : Drejtoria Komunale e Arsimit 
  • Lloji i pozitës : Nëpunës mbështetës
  • Koeficienti : 4
  • Numri i pozitave : Njëmbëdhjetë (11)
  • Orari i punës: 40 orë në javë 
  • Raporton: Udhëheqësit të drejtpërdrejt 
  • Periudha e kontratës : Me afat të pacaktuar 

Titulli i vendeve të punës :  

  • Një (1) punëtor/e teknik/e ( pastrues) në SHFMU “Agim Ramadani ” fsh. Zhegër;
  • Një (1) punëtor/e teknik/e ( fokist dhe punë të tjera teknike sipas nevojave të shkollës ) në SHFMU  “Agim Ramadani ” fsh. Zhegër, paralelja e ndarë në Haxhaj;
  • Një (1) punëtor/e teknik/e ( pastrues) në SHFMU ”Ibrahim Uruqi ” fsh. Bresalc;
  • Një (1) punëtor/e teknik/e ( te ferma e kafshëve e shkollës) në SHML e Agrobiznesit “Arbëria” Gjilan;
  • Një (1) punëtor/e teknik/e ( fokist) në SHML e Agrobiznesit “Arbëria” Gjilan. Kontrata e punës në kohë  të caktuar, deri më : 30.04.2023 ( zëvendësim);
  • Një (1) punëtor/e teknik/e (pastrues) në SHFMU “Zija Shemsiu” Gjilan. Kontrata e punës në kohë të  caktuar, deri më : 30.04.2023 ( zëvendësim);
  • Një (1) punëtor/e teknik/e ( pastrues) në SHFMU ”Abdullah Tahiri “ në fsh. Malishevë;
  • Një (1) punëtor/e teknik/e (rojtar) në SHFMU ”Dëshmorët e Kombit” fsh, Livoq i Ulët;
  • Një (1) punëtor/e teknik/e (pastrues) në SHFMU “Skënderbeu” paralelja e ndarë në Verbicë e Kmetocit;
  • Një (1) punëtor/e teknik/e ( fokist dhe punë të tjera teknike sipas nevojave të shkollës) në SHFMU “  Thimi Mitko” në Gjilan;
  • Një (1) punëtor/e teknik/e ( pastrues) në Konviktin e Nxënësve dhe Studentëve në Gjilan.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Punëtorit Teknik - Pastrues : 

  • Kujdeset për nivelin e pastërtisë së hapësirës shkollore;
  • Bën pastrimin e dyshemeve, dyerve, dritareve, mureve, nyjeve sanitare, korridoreve etj;
  • Bën pastrimin e rregullt të oborrit të shkollës dhe mirëmbajtja e gjelbërimit në hapësirën shkollore;
  • Njofton për të gjitha dëmet dhe defektet eventuale në shkollë;
  • Kujdeset për ruajtjen e objektit dhe inventarit të shkollës;
  • Kryen punë të tjera sipas kërkesës së menaxhmentit të shkollës.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Punëtorit Teknik Fokistit - mirëmbajtës i ngrohjes :  

  • Kujdeset për ngrohjen në shkollë, si në shkollat që ngrohen me stufa me dru, thëngjill apo pelet;
  • Gjatë orarit të punës së tij e kontrollon objektin e shkollës dhe kujdeset që të mos ndodh zjarr, vërshime  ose plaçkitje;
  • Për shkak të punës së tij specifike sezonale, është i obliguar që përveç punëve të tij të furnizimit, ndezjes  dhe mirëmbajtjes së sistemit të nxehjes së objektit apo të ndezjes e mirëmbajtës së stufave gjatë sezonit  dimëror, të jetë në vendin e punës gjatë gjithë vitit kalendarik, pasi kujdeset edhe për mirëmbajtjen e  kopshtit si dhe të kryej punë shtesë të cilat kërkohen nga menaxhmenti i shkollës.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Punëtorit Teknik - Rojtar :  

  • Kujdesët për sigurimin e hapësirës shkollore brenda dhe jashtë saj ;
  • Kujdeset për gjendjen dhe ruajtjen e pasurisë së saj që gjendet në oborrin e shkollës;
  • Mbanë ditarin – evidencën e punës së tij për gjendjen si dhe me rastin e ndërrimit të orarit të punës ;
  • Kryen punë të tjera sipas kërkesës së menaxhmentit të shkollës. 

Detyrat dhe përgjegjësitë e Punëtorit Teknik te Ferma e Kafshëve : 

  • Përkujdeset për mirëmbajtjen e gjedheve;
  • Përkujdeset për ushqimin e tyre;
  • Përkujdeset në rritjen e kapacitetit prodhues të kafshëve;
  • Përkujdeset për mbarëvajtjen e ambientit ku qëndrojnë kafshët;
  • Përkujdeset për përdorimin efikas të pajisjeve dhe makinerisë për mjelje, largimin e plehut organik;
  • Përkujdeset për hapësirë të mjaftueshme për ushqyerjen dhe furnizimin me ujë;
  • Përkujdeset për kushtet e nevojshme për marrjen e qumështit të pastër;
  • Bënë mjeljen e gjedheve me dorë ose makineri si dhe detyra tjera të kërkuara nga menaxheri i fermës.

Kandidati/ja i/e interesuar duhet t’i plotësoj këto kushte: 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të kenë të përfunduar shkollimin e mesëm;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje.

Dokumentet që duhet të dorëzohen për aplikim: 

  • Formulari i aplikimit i cili merret dhe dorëzohet në Zyrën për Shërbime me Qytetarë;
  • Dëshmi mbi kualifikimin, diploma e Shkollës së Mesme;
  • Kopja e letërnjoftimit;
  • Certifikatë që nuk është nën hetime;
  • Certifikata mbi gjendjen shëndetësore.
  • Çdo dokument tjetër apo certifikatë trajnimi që kandidati e vlerëson të nevojshme që i përshtatet  kushteve dhe kritereve të përcaktuara më lartë.

Informata të përgjithshme: 

Dokumentacioni dorëzohet në kopje, pasi që i njëjti pas përfundimit të procedurave të rekrutimit nuk  kthehet. 

Data e njoftimit : 08.04.2022 

Konkursi mbetet i hapur për aplikim 15 ditë nga data : 09.05.2022 deri më : 23.05.2022 

Tё gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund t’i marrin në formë fizike në Qendrën për Shërbim  me Qytetarë, apo t’i shkarkojnë nga web faqja zyrtare e Komunës së Gjilanit https://kk.rks-gov.net/gjilan/  dhe portali shtetëror https://konkursi.rks-gov.net/ dhe tё plotësuara t’i dorëzojnë në Qendrën për  Shërbim me Qytetarë nё Komunën e Gjilanit. 

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. 

Rezultatet shpallen në web faqen e komunës së Gjilanit https://kk.rks-gov.net/gjilan/ dhe në linkun:  https://konkursi.rks-gov.net/

Sqarim: 

Për këto vende të punës, kandidatët duhet t’i nënshtrohen testit me shkrim. Kandidatët të cilët gjatë testit  me shkrim marrin 50% të pikëve do të ftohen në intervistë me gojë.  

Për kohën dhe vendin e mbajtjes së intervistave, kandidatët do të informohen përmes email, njoftimit i  cili do të publikohet në tabelat e objektit të Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe në objektin pranë Qendrës  për Shërbim me Qytetarë si dhe formave të tjera në pajtim me nenin 8 të UA 07/2017. 

Apliko
Drop files here browse files ...
Drop files here browse files ...

Shpalljet e ngjashme

Teknik/e i/e farmacisë   Rahovec e re
22/05/2022
Infermier/e (12)   Rahovec e re
22/05/2022
20/05/2022
20/05/2022
19/05/2022