Nëpunës-e për Burime Njerëzore

kreditimi rural kosoves krk e1558610848221
Kreditimi Rural i Kosovës
Publikuar më
24/02/2021
Qyteti
Prishtinë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK me mision të ofrojë shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

KONKURS

Për rekrutim të Një (1) Nëpunës-e për Burime Njerëzore për zyren qendrore në Prishtinë:

Përgjegjësitë:

  • Mban dhe perditeson te dhenat per prezencen, mungesen dhe levizjet e te punësuarve, Mirëmban, sistemon dhe perditeson dokumentacionin ne dosjet e të punësuarve,
  • Pergatite dokumente te ndryshme, vertetime, njoftime, referenca dhe perditeson lista te ndryshme me te dhena te te punesuarve duke u siguruar qe te kete saktesi,
  • Mbeshtet departamentet e KRK-se ne procesin e përcaktimit te objektivave dhe vlerësimin e performances,
  • Merr pjese ne proceset qe nderlidhen me zhvillimin profesional te te punesuarve (vleresimi i nevojave per trajnime, perpilimi dhe implementimi i planit te trajnimeve, etj.)
  • Kryen pune administrative te nderlidhura me procesin e rekrutimit (shpallje te konkurseve, pranim dhe sistemim i dokumentacionit te aplikuesve, kontaktimi i kandidateve per intervista, plotesim i dokumentacionit per puntoret e ri, etj.)
  • Kujdeset qe te respektoj dhe implementoj të gjitha politikat, praktikat dhe procedurat e Burimeve Njerëzore, Pune te tjera administrative qe nderlidhen me Burime Njerezore.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universiteti në ekonomi apo kualifikim ekuivalent profesional,
  • Përvojë paraprake në burime njerezore dhe punë administrative (e preferueshme),
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, programet e Microsoft Office (njohuri ne excel dhe outlook e domosdoshme),
  • Shkathtësi të mira ndërnjerëzore dhe komunikative (gojore dhe në të shkruara),
  • Aftësi te mira analitike, i/e organizuar dhe aftësi për të punuar me çështje konfidenciale, Të jetë kreativ, dinamik, fleksibil dhe i/e gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme), Patent shofer, kategoria B (e preferueshme).

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 25.02.2021 deri me dt. 03.03.2021. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin në linkun:

http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=684

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofrojë mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.

Listime të ngjashme

14/04/2021
Shofer/e në QKMF   Gjakovë e re
14/04/2021
14/04/2021
14/04/2021