Nëpunës/e Administrativ dhe Mbështetës (8)

50x50 gjakove gjakova komuna e gjakoves
Komuna Gjakovë
Publikuar
15/03/2022
Skadon
30/03/2022
Lokacioni
Gjakovë
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Duke u bazuar në nenin 79, 80 dhe 82 të Ligjit numër 06/L-114 për Zyrtarët Publikë, si dhe nenit 2  paragrafi 2 të Statutit të Komunës, Komuna e Gjakovës bën:  

SHPALLJE TË KONKURSIT 

Nëpunës Administrativ dhe Mbështetës

Nr. | Vendi i punës  | Titulli i pozitës | Koeficienti | Statusi

  1. SHFMU “Kongresi i Manastirit” | Një (1) punëtor Tekniko-Shërbyes | 4.0 | Vend i lirë
  2. SHFMU “Zekeria Rexha” | Një (1) punëtor Tekniko-Shërbyes | 4.0 | Vend i lirë
  3. SHFMU “ Fehmi Agani” | Një (1) punëtor Tekniko-Shërbyes | 4.0 | Vend i lirë
  4. SHFMU “Pjetër Bogdani” | Një (1) punëtor Tekniko-Shërbyes | 4.0 | Vend i lirë
  5. IP “Ganimete Terbeshi” | Dy (2) punëtor Tekniko-Shërbyes | 4.0 | Vend i lirë
  6. IP “Ganimete Terbeshi” | Një (1) punëtor Tekniko Shërbyes/Serviruese | 4.0  | Vend i lirë
  7. Shkolla Muzikës “Prenk Jakova” | Një (1) punëtor Tekniko-Shërbyes | 4.0 | Vend i lirë
  8. SHMU “Yll Morina” | Një (1) punëtor Tekniko Shërbyes/Roje | 4.0  | Vend i lirë

Kërkesat e përgjithshme për pranim: 

  1. Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  3. Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  4. Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me  dashje; 
  6. Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të  pushuar sipas këtij ligji. 

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

Personeli shërbyes – teknik, ka për detyrë të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë që janë të përcaktuara  në kontratën e punës dhe Rregulloren për Institucionet Edukative – Arsimore të Komunës së Gjakovës numër 01-110/05-11032 të datës 05/05/2017, si dhe detyra të tjera në përputhje me ligjet  dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi. 

Shkollimi i kërkuar: Shkollimi i mesëm 

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim: 

  1. Formulari i aplikimit, i plotësuar; 
  2. Kopjet e dokumentit personal (letërnjoftim ose pasaportë); 
  3. Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore të noterizuara (personat që kanë  diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë diplomat e nostrifikuara nga Ministria e Arsimit); d. Kopjet e dëshmisë së punësimit; 
  4. Kopjet e dëshmisë së trajnimeve; 
  5. Dokumenti që nuk jeni dënuar me vendim të formës së prerë (lëshuar nga Gjykata  Themelore). 

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve: 

  1. Testimi me shkrim 
  2. Intervistë 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët dhe shpallja e rezultateve përfundimtare: 

Përmes ueb faqes së Komunës së Gjakovës (https://kk.rks-gov.net/gjakove/) dhe portalit për  rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net).  

Afati për aplikim: 

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë, aplikacionet dorëzohen nga data 16.03.2022 deri me datë 30.03.2022 (ora 16:00). 

Mënyra e aplikimit: 

Aplikacionet merren në Qendrën e Informimit, kati përdhese në ndërtesën e Komunës së Gjakovës si  dhe mund të shkarkohet nga ueb faqja e Komunës së Gjakovës, dhe i plotësuar dorëzohet  personalisht në Zyrën e Pranimit apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Komuna e Gjakovës, Rruga “UÇK” numër 53, 50000 Gjakovë, Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Kati III. 

Dokumentet duhet të jenë në kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e  intervistimit. 

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me  dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).  

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

Shpalljet e ngjashme