Nëpunës/e Administrativ dhe Mbështetës (4)

lipjan
Komuna Lipjan
Publikuar
18/02/2022
Skadon
04/03/2022
Lokacioni
Lipjan
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008112
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 19/01/2022
Afati për aplikim: 18/02/2022 - 04/03/2022

Duke u bazuar në nenin 79 dhe 80 të Ligjit numër 067-114 për Zyrtarët Publikë, nenit 8 te Ligjit te Punës 031L-212 si dhe Statutit të Komunës, shpall:

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

Titulli i vendit të punës: Punëtor Tekniko-Shërbyes në:

SHFMU “Drita” në Rubovc
Vend ilirë: 40 orë pune në javë, punëtorë teknik,

SHFMU ”Emin Duraku” në Banullë PNF Bujari
Vend i lirë: 40 orë pune në javë, punëtorë teknik:

SHFMU “Ibrahim Krasniqi” në Smallushë
Vendi lirë: 40 orë pune në javë, punëtorë teknik,

SHFMU ”17 Shkurti” në Gllogovc
Vend ilirë: 40 orë pune në javë, punëtorë teknik,

Institucioni: Komuna e Lipjanit
Departamenti/Drejtoria: Drejtorati për Arsim
Lloji i pozitës: Nëpunës Administrativ dhe Mbështetës
Numri i Pozitave: (4) katër
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Shkollës
Grada/Koeficienti sipas koeficientit 4.0
Kohëzgjatja e emërimi: E pacaktuar

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës,
  • Të ketë zotësi te plotë për të vepruar:
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët,
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse,
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas ligjit.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Personeli shërbyes — teknik, ka për detyrë të kryejë detyrat dhe përgjegjësite qe jane te përcaktuara në kontratën e punës, në Rregulloren për Institucionet Edukative dhe detyrat të tjera që i'a jep mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë.

Shkollimi i kërkuar: Shkollimi i mesëm/ose fillor

Dokumentet e kërkuara:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar:
  • Diploma mbi kualifikimin e noterizuar:
  • Diplomat e lëshura nga Institucionet Shkollore jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara (kopje):
  • Vërtetimi për përvojën e punës (nëse ka):
  • Certifikatën nga Gjykata se nuk është nën hetime (origjinali):
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë) i fotokopjuar.

Dokumentet duhet të jenë në kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Afati dhe mënyra e aplikimit:

30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim, ndërsa konkursi mbetet i hapur 15 ditë, aplikacionet dorëzohen nga data 18.02.2022 deri me 04.03.2022 (15:00).

Paraqitja e kërkesave: Kandidatët e interesuar, duhet t'i marrin aplikacionet dhe të plotësuara ti dorëzojnë në Qendrës për Shërbime me Qytetarë në Komunën e Lipjanit.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

Shpalljet e ngjashme

Mësimdhënës/e   Deçan
19/05/2022
19/05/2022
19/05/2022
Roje Pylli (3)   Mitrovicë
19/05/2022