
TEB
Përshkrimi
Mundësi Punësimi
TEB Sh.a, një ndër bankat më me renome në Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas.
TEB tani po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën Ndihmës Zyrtar i Operacioneve Bankare - Arkatare për Regjionin e Prishtinës.
Përgjegjësitë:
- Ekzekutimi i depozitave dhe tërheqjeve për klientët
- Ekzekutimi i transaksioneve të këmbimeve valutore
- Ekzekutimi i transfereve brenda degëve dhe në mes të degëve të ndryshme për klientët
- Ekzekutimi i pagesave gjiro dhe pagesave të kolektorëve
- Ekzekutimi i pagesave të kartave të kreditit për klientët individuale dhe të biznesit
- Remitencat dhe transaksionet kombëtare (ICS)
- Pagesat e faturave
- Kontrollimi i nënshkrimeve/ autorizimeve të klientëve gjatë ekzekutimit të transaksioneve
- Barazimi ditor i arkës dhe raportimi i ndonjë diference gjatë ditës
- Plotësimi i raporteve të arkës, raporteve të fundit të ditës dhe raporteve të ATM
- Skenimi i dokumenteve
- Arkivimi i dokumenteve
- Kompletimi dhe përcjellja e transaksioneve të mbylljes së ditës
- Barazimi i ATM
- Arritja e targeteve të shitjes që janë të përcaktuara sipas Scorecard
- Implementimi dhe përcjellja e strategjisë së shitjes të përcaktuar nga Zyra Qendrore
Kualifikimet e kërkuara:
- Preferohet diploma e Universitetit Ekonomik ose Administrim Biznesi
- Përvoja e mëhershme me para të gatshme dhe në shitje është përparësi
- Shkathtësi të shkëlqyeshme ndërpersonale dhe aftësi për shitje
- Njohuri në produkte dhe shërbime bankare
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe aftësi për të ndërtuar marrëdhenie të mira me klientët
- Njohuri të mira të MS Office
- Efikas në punë ekipore
- Aftësi të shkëlqyera të Gjuhës Angleze
- Të ketë patentë shofer
Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/. Afati i fundit për aplikim është 22.02.2022. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.