Ndihmës Zyrtar i Operacioneve Bankare

64x64 teb bank kosovo e1558603960842
TEB ShA
Publikuar më
15/04/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Mundësi Punësimi
TEB një ndër bankat më me renome në Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas.
TEB tani po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën:

Ndihmës Zyrtar i Operacioneve Bankare në Degën e Prishtinës.

Përgjegjësitë:

  • Menaxhimi i depozitave dhe tërheqjeve;
  • Përgatitja e gjendjeve të llogarisë së klientëve;
  • Kryerja e transaksioneve të këmbimeve valutore;
  • Kryerja e giro-pagesave dhe pagesave të kolektorëve;
  • Bën barazimi ditor të arkës;
  • Performon detyrat sipas politikave dhe procedurave të  parasë së gatshme, me saktësi dhe korrektësi;
  • Përgatit marrëveshjet e kredisë.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Preferohet Diploma e universitetit Ekonomik ose Administrim Biznesi;
  • T’i kuptoj produktet dhe shërbimet bankare;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe aftësi për të ndërtuar relacione të mira me klientë;
  • Njohuri të mira të MS Office;
  • Efikas në punë ekipore;
  • Aftësi të shkëlqyera të gjuhës angleze;
  • Të ketë patentë shoferi.

Si të aplikoni: 

Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com. Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/

Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen.

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Afati i fundit për aplikim është 19.04.2021.