Ndihmës Zyrtar i Operacioneve Bankare

64x64 teb bank kosovo e1558603960842
TEB ShA
Publikuar më
26/05/2021
Qyteti
Podujevë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Mundësi Punësimi

TEB një ndër bankat më me renome në Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas.

TEB tani po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën “Ndihmës Zyrtar i Operacioneve Bankare” në Degën në Podujevë.

Përgjegjësitë:

  • Menaxhimi i depozitave dhe tërheqjeve
  • Përgatitja e gjendjeve të llogarisë së klientëve
  • Kryerja e transaksioneve të këmbimeve valutore
  • Kryerja e giro-pagesave dhe pagesave të kolektorëve
  • Bën barazimi ditor të arkës;
  • Performon detyrat sipas politikave dhe procedurave të Parasë së gatshme, me saktësi dhe korrektësi
  • Përgatit marrëveshjet e kredisë;

Kualifikimet e kërkuara:

  • Preferohet Diploma e universitetit Ekonomik ose Administrim Biznesi
  • T’i kuptoj produktet dhe shërbimet bankare
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe aftësi për të ndërtuar relacione të mira me klientë
  • Njohuri të mira të MS Office
  • Efikas në punë ekipore
  • Aftësi të shkëlqyera të gjuhës angleze
  • Të ketë patentë shoferi

Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/. Afati i fundit për aplikim është 01.06.2021.

Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Listime të ngjashme

Praktikant/e   Kosovë e re
20/09/2021
Infermier/e (15)   Prizren
18/09/2021
18/09/2021