Ndihmës punëtor/e

kacanik
Komuna e Kaçanikut
Publikuar më
29/07/2020
Qyteti
Kaçanik
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

SHPALLJE E REKRUTIMIT

Komuna e Kaçanikut, në mbështetje të nenit 8 të Ligjit të Punës Nr. 037L-212 si dhe Udhëzimit Administrativ Nr. 0712017 për Rregullimin e Procedurave të konkursit në Sektorin Publik, më 29.07.2020 shpallë konkursin për plotësimin e vendit të lirë të punës:

Ndihmës punëtor
Drejtoria: për arsim dhe kulturë
Njësia/sektori: i kulturës
Koeficienti aktual- 5
Numri i referencës së vendit të punës: 04-111701-17216

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Ofron mbështetje të përgjithshme teknike për mbikëqyrësin e tij
  • Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjera për mbikëqyrësin si dhe. ndihmon në zgjidhjen e ndonjë problemi administrativ dhe teknik
  • Ndihmon në hartimin e listës së nevojshme për mirëmbajtjen e higjienës së objektit
  • Ruan dhe mirëmban sistemin elektronik dhe kopjet fizike të dokumenteve dhe dosjeve të zyrës së mbikëqyrësit
  • Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi i tij.

Kushtet e pjesëmarrja në rekrutim:

Në shërbimin civil kanë të drejtë të punësohen shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore, të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë posedim të të drejtave civile dhe politike. kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen detyrave ekzekutive, drejtuese ose zbatimin e funksioneve administrative dhe të cilat kanë aftësi fizike, që kërkohen për pozitën përkatëse.

Procedura e konkurimit: është e hapur për të gjithë kandidatët e jashtëm si dhe nëpunësit ekzistues.

Shkollimi i kërkuar, Aftësitë, përvoja dhe atribute tjera që kërkohen:

  • Diplomë e shkollës së mesme
  • Shkathtësi në komunikim
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin: Përzgjedhja bëhet duke u bazuar në Ligjin e Punës Nr. 031L-212dhe Udhëzimit Administrativ Nr. 0722017 për Rregullimin e Procedurave të konkursit në Sektorin Publik .

Kohëzgjatja e emërimit : pa afat të caktuar

Data e mbylljes së konkursit: Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data e shpalljes në mjetet e informimit publik, prej 29.07.2020 deri më 12.08.2020 .

Paraqitja e kërkesave: Formularët e aplikimit merren dhe dorëzohen në Qendrën për shërbim me qytetar -Zyra e pranimit, kati përdhesë dhe në vveb-faqen komunale .

Aplikacionit duhet t'i bashkangjiten këto dokumente: Diplomën e shkollës së kryer apo Kopjen e vërtetuar të Diplomës, kopjen e letërnjoftimit, certifikatën-ekstraktin e lindjes, dëshminë se nuk është në hetime.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara mund të refuzohen.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listen e ngushtë do të kontaktohen. Për çdo informacion kandidatët mund të kontaktojnë zyrën e personelit.

Shpallja e plote e punes.

Listime të ngjashme

Konkurs për bursa   Dragash
27/10/2020
Punëtor/e Teknik/e   Gjakovë
22/10/2020
22/10/2020
Mësimdhënës/e (2)   Malishevë
20/10/2020