Ndihmës/e Zyrtar/e i/e Operacioneve Bankare

64x64 teb bank kosovo e1558603960842
TEB ShA
Publikuar më
01/07/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Mundësi Punësimi

TEB Sh.a, një ndër bankat më me renome në Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas.

TEB tani po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën Ndihmës/e Zyrtar/e i.e Operacioneve Bankare për Regjionin e Prishtinës.

Përgjegjësitë:

  • Ekzekutimi i depozitave dhe tërheqjeve për klientët;
  • Ekzekutimi i transaksioneve të këmbimeve valutore;
  • Ekzekutimi i transfereve brenda degëve dhe në mes të degëve të ndryshme për klientët;
  • Ekzekutimi i pagesave gjiro dhe pagesave të kolektorëve;
  • Ekzekutimi i pagesave të kartave të kreditit për klientët individuale dhe të biznesit;
  • Remitencat dhe transaksionet kombëtare (ICS);
  • Pagesat e faturave;
  • Kontrollimi i nënshkrimeve/ autorizimeve të klientëve gjatë ekzekutimit të transaksioneve;
  • Barazimi ditor i arkës dhe raportimi i ndonjë diference gjatë ditës;
  • Plotësimi i raporteve të arkës, raporteve të fundit të ditës dhe raporteve të ATM;
  • Skenimi i dokumenteve;
  • Arkivimi i dokumenteve;
  • Kompletimi dhe përcjellja e transaksioneve të mbylljes së ditës;
  • Barazimi i ATM;
  • Arritja e targeteve të shitjes që janë të përcaktuara sipas Scorecard;
  • Implementimi dhe përcjellja e strategjisë së shitjes të përcaktuar nga Zyra Qendrore.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Preferohet diploma e Universitetit Ekonomik ose Administrim Biznesi;
  • Përvoja e mëhershme me para të gatshme dhe në shitje është përparësi;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme ndërpersonale dhe aftësi për shitje;
  • Njohuri në produkte dhe shërbime bankare;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe aftësi për të ndërtuar marrëdhenie të mira me klientët;
  • Njohuri të mira të MS Office;
  • Efikas në punë ekipore;
  • Aftësi të shkëlqyera të Gjuhës Angleze;
  • Të ketë patentë shofer.

Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/ Afati i fundit për aplikim është 06.07.2021. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Listime të ngjashme

02/08/2021
Koordinator/e Kombëtar/e   Prishtinë e re
02/08/2021
Zëvendësguvernator/e   Prishtinë e re
02/08/2021