Ndihmës/e punëtor/e

Komuna Mitrovicë e Jugut
Publikuar
05/05/2022
Skadon
20/06/2022
Lokacioni
Mitrovicë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008952
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 05/05/2022
Afati për aplikim: 06/06/2022 - 20/06/2022

Ne pajtim të nenit 68 parag.1, neni 79, 80, 81 dhe 82 të Ligjit nr. 06-L/114 për Zyrtarët Publik, neni 8  paragrafi 1 dhe 2, neni 10 nënparagrafi 2.1, i Ligjit nr.03/L-212 të Punës, nenit 4, si dhe dispozitave  tjera të Udhëzimit Administrativ nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave për Themelimin e  Marrëdhënies së Punës në Sektorin Publik, Komuna e Mitrovicës së Jugut shpall; 

K O N K U R S 

  • Njësia: Drejtoria e Administratës së Përgjithshme 
  • Pozita: Ndihmës punëtor 
  • Paga: Koeficienti 5 
  • Orari i punës: 40 orë pune në javë 
  • Kohëzgjatja: Me afat të pacaktuar 
  • Periudha provuese: 6 muaj 

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Bënë fotokopjimin e dokumentacionit sipas kërkesave të drejtorive dhe sektorëve;
  • Fotokopjon materialin e Kuvendit të Komunës;  
  • Bënë mirëmbajtjen-pastrimin e fotokopjeve;
  • Shpërndan dokumentet e protokokluara në drejtoritë dhe sektorët e caktuar;
  • Kujdeset që në rast zjarri, institucioni të jetë në gatishmëri teknike;
  • Kryen edhe detyra tjera të caktuara nga mbikëqyrësi në përputhje me natyrën e punës së tij.

Kushtet e nevojshme: 

  • Diploma e shkollës së mesme; 

Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar, të cilët i  plotësojnë kushtet e konkursit dhe dispozitat e Ligjit për Zyrtarët Publikë dhe dispozitat e tjera në  fuqi. 

Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren dhe dorëzohen në zyrën nr. 10 në Komunën e  Mitrovicës. Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës dhe ti  bashkëngjiten këto dokumente: diploma mbi kualifikimin, kopja e letërnjoftimit; ekstrakti i lindjes; dhe certifikata nga gjykata kompetente që dëshmon se nuk jeni nën hetime.  

Kontaktet me telefon mund ti bëni në 028 – 532 104. 

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen. 

Informata të përgjithshme : Aplikacionet merrën dhe dorëzohen me dokumente të kompletuara  në Zyrën nr.10 në Komunën e Mitrovicës. Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e  pakompletuara nuk do të pranohen. Data e njoftimit në veb faqen; konkursi.rks-gov.net është prej dt;  05.05.2022 deri me dt; 03.06.2022, ndërsa data e aplikimit është nga data 06.06.2022 deri me  datën 20.06.2022. Përveq veb faqes unuike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe  në ueb-faqe zyrtare të Komunës https://kk.rks-gov.net/mitroviceejugut 

Apliko
Drop files here browse files ...
Drop files here browse files ...

Shpalljet e ngjashme

Elektricist/e   Pejë
17/05/2022
16/05/2022
Praktikantë (5)   Shtërpcë
12/05/2022