Moter/Teknik Medicional (3)

novoberde
Komuna e Novobërdës
Publikuar më
26/11/2020
Qyteti
Novobërdë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në mbështetje të nenit 67 dhe 68 të Ligjit NR.06/L-114 për Zyrtarët Publikë,të nenit 8 të Ligjit të Punës nr.03/L-212,në bazë të nenit 4 të Udhëzimit Administrativ nr.07/2017,Kryetari i Komunes së Novobërdës shpall:

KONKURS

  • Institucioni: Komuna e Novobërdës;
  • Drejtoria; Shendetsi dhe Mirëqenje Sociale
  • Titulli i vendit të Punës: Moter/Teknik Medicional
  • Numri i Pozitave: 3
  • Titulli i mbikqyrsit:Motra Kryesore
  • Grada/Koeficienti 4.8- H68-H-377-1
  • Kohëzgjatja e kontrates: me kohë te pa caktuar;
  • Perjudha e Punës Provuse: Gjashte muaj;
  • Oret e punës: 40;

Përshkrimi i detyrave dhe Përgjegjësive:

  • Pranon dhe triazhon pacientët në QKMF; Përgaditë pacientet për vizitë mjeksore; Kryen punë administrative shendetsore; Përgjigjet për participimin e pacienteve;
  • Kryen sipas nevojës punët e kartotekes,intervencës,patronazhit,terrenit,dhe edukimit;
  • Bënë aplikimin e terapisë si dhe percjelljen e shenjave vitale gjatë kohes së transportit të pacientëve; Bënë bartejn e pacienteve prej shërbimit deri në ambulancë dhe anasjelltas;
  • Sipas urdhrit të shefit të Mjekësisë Familjare kryen edhe punë të tjera;
  • Për punën e vetë i pergjigjet kryeinformjerit dhe shefit të sektorit të Mjekis Familjare;

Kualifikimi Profesional,aftësis:

  • Baqelor i Infermierisë së Përgjithshme ose Diplomë e Shkollës së Mesme të Mjeksisë-Dega Infermeri e Përgjithshme;
  • Të këtë Licencën e Punës.

Dokumentet e nevojshme:

  • Ekstrati i lindjes(kopje)
  • Diploma Baqeler i Infermjerisë së Përgjithshme ose Diplomë e Shkollës së Mesme të Mjeksisë-Dega Infermeri e Përgjithshme;(Kopje)
  • Dëshminë se nuk është i denuar dhe nën hetime(Kopje) Leternjoftimi (Kopje)

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë,nga data: 26.11.2020 deri 11.12.2020

Paraqitja e kërkesave.

Të gjithë kandidatët e interesuar,duhet ti marrin aplikacionet dhe të plotësuara ti dorzojnë në Zyren e Personelit në ndertesen e Komunes së Novobërdës në katin e parë zyren nr:24 Aplikacionet e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen.Aplikacionet e pa kompletuara do të refuzohen.

Kandidatët të cilët hynë në përzgjedhjen e ngushtë për intervistë do të informohen me shkrim ose me telefon në afat ligjor.

Të gjitha dokomentet të dorëzohen kopje. Dokumentacioni nuk kthehet.

Vetem kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hynë në listën e ngushtë do të ftohen në intervist.

Rezultatet shpallen në linkun: https:/konkursi.rks-gov,net

Listime të ngjashme