Mobilizimi i rinisë për pjesëmarrje, përfaqësim dhe qytetari aktive

kosovo logo gov square e1558603204655
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Publikuar më
12/07/2020
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Grante  

Përshkrimi

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit njofton të gjithë të interesuarit se Thirrja publike për ofrimin e mbështetjes financiare publike për financimin e projekteve/programeve të OJQ-ve në zbatim të objektivës: Mobilizimi i rinisë për pjesëmarrje, përfaqësim dhe qytetari aktive, e paraparë të mbyllet më datën 31 korrik 2020, për arsye se kjo ditë është pushim me rastin e Festës së Kurban Bajramit, shtyhet deri më datën 03 gusht 2020.​

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit në përputhje me Strategjinë për Rini 2019-2023 dhe Planin e Veprimit për Rini 2019-2023 u bënë thirrje të gjitha organizatave jo-qeveritare të regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar në fushën e pjesëmarrjes dhe fuqizimit të rinisë të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet që kontribuojnë në avancimin dhe afirmimin e të rinjve në Kosovë.

OJQ-të në përputhje me këtë thirrje publike mund të aplikojnë me projektet/programet e tyre në kuadër të objektivës për mobilizimtë rinisë për pjesëmarrje, përfaqësim dhe qytetari aktive në fushat prioritare në vijim:

  • Konsolidimi, funksionalizimi dhe fuqizimi i organizatave rinore
  • Konsolidimi dhe promovimi i legjislacionit për rininë
  • Përkrahja për mobilitetin rinor
  • Zhvillimi i vullnetarizmit

Organizatat jo-qeveritare mund të aplikojnë me një projekt që kontribuojnë në avancimin dhe fuqizimin e sektorit të rinisëpërmes aktiviteteve si më poshtë:

    • Ngritja e kapaciteteve për organizatat rinore lidhur me zhvillimin organizativ
    • Përkrahja e nismave që mundësojnë krijimin e rrjeteve formale dhe joformale
    • Mbështetja e projekteve ose nismave për aktivizmin rinor në komunitet/mobilitetin rinor
    • Përkrahja e organizatave rinore që promovojnë, ndërgjegjësojnë për të drejtat dhe përgjegjësitë e të rinjve
    • Promovimi i mekanizmave ligjorë për rritjen e pjesëmarrjes në vendimmarrje
    • Realizimi i hulumtimeve lidhur me gjendjen e sektorit të rinisë dhe monitorimi i rregullt i zbatueshmërisë së legjislacionit lidhur me pjesëmarrjen
    • Ndërgjegjësimi i komunitetit rinor për pjesëmarrje dhe qytetari aktive
    • Inventarizimi, përditësimi dhe katalogizimi i shërbimeve të organizatave rinore që ofrohen për të rinjtë
    • Promovimi i vullnetarizmit dhe i punës vullnetare
    • Aktivitete mobilizimi që ndërlidhen me aktivizëm të rinisë aktive në kohën e pandemisë së coronavirus-it

Vlera totale e planifikuar e thirrjes është 250.000,00 euro.

Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për çdo projekt individual është 1.500,00 euro, ndërsa shuma maksimale për një projekt është 7.000,00 euro.

 Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 15 ditë pune dhe përfundon me datën 31.07.2020.

 OJQ-të mund të aplikojnë me më së shumti një (1) projekt në kuadër të kësaj thirrje dhe vetëm në një (1) nga fushat prioritare sipas thirrjes.

Të drejtë aplikimi me projektet e tyre kanë OJQ-të që janë të regjistruara në regjistrin e organizatave jo-Qeveritare në Republikën e Kosovës dhe të cilat veprojnë në Republikën e Kosovës para datës së publikimit të thirrjes publike. OJQ-të aplikuese duhet të dëshmojnë se programi i tyre i punës është i fokusuar në fushën e rinisë përkatësisht të komponentës se pjesëmarrjes. OJQ-të duhet po ashtu të kenë kryer transaksionet financiare në mënyrë transparente sipas legjislaconit për OJQ-të në Republikën e Kosovës dhe në përputhje me rregullat e kontabilitetit si dhe të kenë përmbushur detyrimet kontraktuale ndaj ofruesve të mbështetjes financiare publike.

Para nënshkrimit të kontratës, OJQ duhet të paraqes prova se OJQ-ja ka zgjidhur çdo çështje të hapur rreth pagesës së kontributeve dhe tatimeve të papaguara, nëse është e aplikueshme.

Propozimet do të dorëzohen vetëm në formularët e paraparë, të cilat së bashku me Udhëzimet për Aplikantët, janë në dispozicion në faqen e internetit të ofruesit të mbështetjes financiare (www.mkrs-ks.org).

Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen me postë ose personalisht, në adresën e mëposhtme:

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Ish-Ndërtesa e Partive Politike, Zyra e Arkivit, nr. 22,
Sheshi Nëna Terezë, Nr 35, 10000 Prishtinë

Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendarin tregues i zbatimit të thirrjes janë të detajuara në Udhëzimet për aplikuesit e thirrjes publike.

Do të konsiderohenpër mbështetje financiarevetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara të thirrjes publike.

Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: imran.rasimi@rks-gov.net

Shpallja e plote dhe dokumentet relevante.

Listime të ngjashme