
Përshkrimi
RN00008465
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 23/02/2022
Afati për aplikim: 25/03/2022 - 08/04/2022
Bazuar ne nenin 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarë Publik nr. 06/L-114, neni 8 të Ligjit të Punës nr. 03/L-121, Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, neni 49 pika 49.2 të Statutit të Komunës së Lipjanit, Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale shpall:
KONKURS
Për plotësimin e vendeve të punës
Tre (3) Mjek të Përgjithshëm në QKMF-Lipian.
Detyrat dhe përgjegjësitë për Mjek të Përgjithshëm:
- Ofron mbrojtjen primare shëndetësore për pacientin dhe familjen duke respektuar kodin e mirësjelljes.
- Bën diagnozën iniciale dhe trajtimin e sëmundjes.
- I përgjigjet nevojave të QKMF-së dhe punkteve të tjera në KPSH.
- Referon tek specialisti, nëse është e domosdoshme. 5. Kryen shërbime të shëndetit reproduktiv, kujdesit antenatal dhe postnatal,
- Shërbime shëndetësore për fëmijë.
- Promovon edukimin shëndetësor në shoqëri.
- Trajton lëndimet e vogla.
- Kryen vizita shtëpiake kur është e domosdoshme.
- Gjatë punës së tij i asistojnë infermierët.
- Kryen edhe punë të tjera nga lëmi i Kujdesit Primar Shëndetësor nëpër punkte të tjera shëndetësore në Lipjan, me kërkesën e menaxherit dhe Drejtorit të QKMF-së.
- Për punën e tij/saj i përgjigjet stafit menaxhues të QKMF-së dhe DSHPS-së.
Kushtet dhe kriteret për Mjek të Përgjithshëm:
- Fakulteti i Mjekësisë - Drejtimi i Përgjithshëm.
- Licenca e Punës
- Certifikata Shëndetësore
- Certifikata që nuk është nën hetime nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Lipjan
- Vërtetimi nga Policia që nuk është nën hetime
- Letërnjoftimi kopje.
Aftësitë:
- Të ketë aftësi komunikimi
- Të ketë aftësi për udhëheqjen e punës i pavarur duke respektuar Ligjin si dhe etikën
- Të ketë aftësi në organizimin e punës dhe në kryerjen e detyrave të përshkruara më lartë
- Të ketë shkathtësi dhe kualitete personale.
Paga mujore për Mjek të Përgjithshëm:
- Koeficienti: 7.2
- Kohëzgjatja e kontratës me kohë të pacaktuar
- Puna Provuese gjashtë muaj (6)
Afati dhe mënyra e aplikimit:
Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike, e drejta për aplikim nga data 24.03/2022 deri me 07.04/2022 që konsiderohet si dita e fundit e konkurrimit.
Paraqitja e Aplikacioneve:
Aplikacionet mundë të merren në mënyrë fizike në zyrën për shërbime me qytetarët në Komunën e Lipjanit sporteli nr. 3 dhe dorëzohen në të njëjtën sportel bashkë me dokumentet e kërkuar në konkurs.
Vërejtje: Dokumentet e dorëzuara duhen të janë kopje të noterizuara ( Diploma dhe Licenca) dhe ato nuk kthehen, ndërsa aplikacionet e pa kompletuara dhe pas afatit nuk do të shqyrtohen, të gjitha njoftimet dhe rezultatet shpallen në ueb faqen e Komunës dhe në tabelen e shpalljeve të Komunës,