Mjekë të Përgjithshëm (2)

lipjan
QKMF Lipjan
Publikuar më
07/10/2020
Qyteti
Lipjan
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Bazuar ne nenin 8 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 .neni 4 pika L.në bazë të nenit 32 të ligjit per zyrtarë publik nr 06/L-114 në bazë Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik , neni 49 pika 49.2 të Statutit të Komunës së Lipjanit, Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale shpall:

KONKURS
Për plotësimin e vendit të punës

Dy (2) Mjek të Përgjithshëm në OK MF-Lipjan,

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Ofton mbrojtjen primare shëndetësore për pacientin dhe familjen duke respektuar kodin e mirësjelljes.
  2. Bën diagnozën iniciale dhe trajtimin e sëmundjes.
  3. I përgjigjet nevojave të QKMF-së dhe punkteve të tjra në KPSH,
  4. Referon tek specialisti, nëse është e domosdoshme.
  5. Kryen shërbime të shëndetit reproduktiv, kujdesit antenatal dhe postnatal.
  6. Shërbime shëndetësore për femijë.
  7. Promovon edukimin shëndetësor në shoqëri.
  8. Trajton lëndimet e vogla.
  9. Kryen vizita shtëpiake kur është e domosdoshme.
  10. Gjatë punës së tij i asistojnë infermierët.
  11. Kryen edhe punë të tjera nga lëmi i Kujdesit Primar Shëndetësor nëpër punkte të tjera shëndetësore në Lipjan, me kërkesën e menaxherit dhe Drejtorit të QKMF-së.
  12. Për punën e tij i përgjigjet stafit menaxhues të QKMF-së dhe DSHPS-së.

Kushtet dhe kriteret ;

  • Fakulteti i Mjekësisë — Drejtimi i Përgyithshëm
  • Licenca nga Ministria e Shëndetësisë.
  • Certifikata Shëndetësore,
  • Certifikata gë nuk është nën hetime nga Gjykata Themelore në Prishtinë Dega në Lipjan.
  • Vërtetimi nga Policia gë nuk është nën hetime.
  • Leternjofiimi kopje

Aftësitë:

  • Të ketë aftësi komunikimi.
  • Të ketë aftësi për udhëheqjen e punës i pavarur duke respektuar Ligjin si dhe etikën.
  • Të ketë aftësi në organizimin e punës dhe në kryerjen e detyrave të përshkruara më lartë.
  • Të ketë shkathtësi dhe kualitete personale.

Paga mujore;

Koeficienti: 7.2

Puna Provuese tre muaj (3)

Aplikacionet mundë të merren në zyrën për shërbime me qytetarët, sporteli nr. 3 dhe dorëzohen në të njëjtën zyrë bashkë me dokumentet për konkurrim.

Vërejtje:

Dokumentet e pranuara nuk kthehen, ndërsa dokumentet e pa kompletuara nuk do të shqyrtohen .

Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në mjetet e informimit, ueb faqen e Komunës si dhe në tabelën e shpalljeve.

Shpallja e plote.

Listime të ngjashme

Arsimtar/e (3)   Viti
21/10/2020
21/10/2020
Mësimdhënës/e (11)   Gjakovë
20/10/2020