
Përshkrimi
RN00008781
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 07/04/2022
Afati për aplikim: 07/05/2022 - 17/05/2022
Në bazë të nenit 9 dhe 67 paragrafi. 1, pika 3.2, paragrafi 5, 6 dh 7, nenit 68 paragrafi 3, 4, 5 dhe 7, nenit 69 paragrafi 3 e Ligjit Nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publik; nenit 6 paragrafi 1.1 dhe nenit 13 pika 1 dhe 3 të Statutit të Shërbimit Spitalor dhe Qendra Klinike Universitar e Kosovës (SHSKUK), nenit 12, paragrafi 6.2 si dhe neni 13 pika 1 të Statutit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Nenit 62 paragrafi 6 të Ligjit Nr. 04/L-125, për Shëndetësi, dhe shkresës së aprovuar nga Bordi Drejtues i SHSKUK-së me nr. protokoli 1144 të datës 05.04.2022, Sektori i Personelit të QKUK-së shpallë:
KONKURS
Institucioni: Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK)
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK)
Titulli i vendit të punës: Katër (4) Mjekë Specialistë të Anestezionit dhe M.I.
Koeficienti i pagës: (8.40)
Norma e punës: Orar i plotë (40 orë në javë)
Kontrata: e përhershme
Raporton: Drejtorit dhe Shefit të Repartit ne Klinikën e Anestezionit dhe M.I.
Nr. i Referencës: QKUK-07/2022-04/4
Qëllimi kryesor i vendit të punës: Ofrimi i shërbimeve shëndetësore në kuptimin cilësor e sasior bazuar në nivelin profesional që ka.
Përgjegjësit kryesore të mjekut specialist – Anesteziolog:
- Siguron standarde të larta të përkujdesjes ndaj pacienteve.
- Mirësjellja, kujdesi dhe respektimi i pacientit dhe personelit punues.
- Mirësjellja dhe bashkëpunimi profesional me stafin tjetër punues.
- Pranimi, ekzaminimi e trajtimi përkatës i pacientit.
- Kryen evidentimin e rregullt përmes dokumentacionit mjekësor (historia e sëmundjes, fletlëshimi, protokolli etj) të pacientit.
- Kryen vizitat e rregullta tek pacientët e shtrirë në institucionin shëndetësor.
- Bënë kërkesa për vizita plotësuese-konsultative,
- Mbikëqyrë realizimin e detyrave ditorë të punës të stafit punues.
- Jep mendime profesionale për punën që e kryen.
- Kryen detyra të tjera ashtu si kërkon mbikëqyrësi për mbarëvajtjen e punëve në institucionin ku është i punësuar,
- Kryen edhe detyra te veçanta kur i kërkohen lidhur me profesionin e ngushtë specialistik që e ka.
- Eshtë përgjegjës për hartimin e plan-programit të punës së tij individuale e kolektive në vendin e punës,
- Angazhon stafin punues në realizimin e detyrave ditore të punës,
- Siguron dhe zhvillon programe e kurse trajnimi profesional,
- Bën kontrollin e rregullt (inspektimin e hapësirave, pajisjeve dhe të inventarit në vendin e punës).
- Siguron ambient të pastër e të sigurt për të gjithë, Menaxhon me material shpenzues dhe pajisjet tjera,
- Siguron sistem efikas komunikimi për të gjithë brenda institucionit,
- Përpunon dhe realizon protokole profesionale të trajtimit të pacienteve,
- Merr pjesë në studime kërkimore-shkencore profesionale,
- Ndërmerr masa për ngritjen e cilësive menaxhuese të aftësimit profesional dhe kolektiv në repart (njësi),
- Ushtron detyra plotësuese bazuar në kualifikimin e tij profesional dhe menaxhuese etj,
- Ofrimi i shërbimeve shëndetësore në kuptimin cilësor bazuar në nivelin profesional që ka
- Dhënia e këshillave profesionale me shkrim e me gojë rreth trajtimit të pacientit dhe përcaktimit të terapisë ditore,
- Përcakton radhën dhe planin e ekzaminimeve klinike-laboratorike,
- Sipas radhës punon në ambulancën për pacientët jashtëspitalor dhe bënë ekzaminimin pranimin e tyre.
Shkollimi i kërkuar: Të ketë arsimim universitar nga lëmia e Anestezionit me edukim plotësues profesional.
Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:
- Diploma e Fakultetit të Mjekësisë;
- Licenca e Specialistit të Anestezionit dhe M.I. (kopje)
- Përparësi do të kenë kandidatët të cilët kanë trajnime të veçanta, si dhe njohuri te mira të funksionimit të sistemit shëndetësor të Kosovës;
- Të ketë shkathtësi të dëshmuara dhe efektive të komunikimit me shkrim dhe me gojë, të ketë njohuri të gjuhëve zyrtare në përdorim;
- Njohja e punës me kompjuter është e domosdoshme ndërsa njohja e gjuhës angleze është e deshirueshme;
- Të mos jetë i denuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje
(Vërtetimin e gjykatës Kompetente). - Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji,
- Letërnjoftimi fotokopje ose leja e banimit të përkohshëm, dhe
Certifikata e lindjes, fotokopje.
Të gjithë të punësuarit në SHSKUK - Mjek specialistë të kësaj fushe nuk kanë të drejtë aplikimi edhe në këtë konkurs.
Origjinalin e këtyre dokumentev ose të vërtetuara të noteri do të sillën vetëm atëherë ku kandidati thirret për nënshkrirn të kontratës së punës.
Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat (të kërkuar) si dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.
Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar nga kjo fushë.
Hapja e procedurës së konkurrimit shpallet nga NJBNJ në web faqen e konkurrimeve të SIMBNJ, të paktën 30 ditë para datës së planifikikuar nga data 07.04.2022 - 06.05.2022 ndërsa aplikimet bëhen në Zyrëne Sektorit të Personelit nga data 10.05.2022 - 17.05.2022.
Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren, plotësohet dhe dorëzohen në Sektorin e Personelit të QKUK-së. Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës. Të gjitha dokumentet dhe dëshmitë profesionale t'i bashkëngjiten aplikacionit. Tel. 038/512-667
Aplikacionet e dërguara pas datës së mbylljes së konkursit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.
Kandidatët të cilët aplikojnë, të ofrojnë dëshmitë sipas konkursit të shpallur, për ndryshe kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e konkursit nuk do të thirren për intervistim.