
Përshkrimi
RN00008916
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 29/04/2022
Afati për aplikim: 29/05/2022 - 07/06/2022
Në bazë të nenit 67, 68, 69 të Ligjit Nr.06JL-1 14 për Zyrtar Publik, nenit 13 dhe 22 të Statutit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, dhe kërkesës së aprovuar nga Bordi i SHSKUK për shpallje të Konkursit me Nr. 1224 dt.15.04.2022, Këshilli Drejtues - Ud Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj shpall:
KONKURS PUBLIK
Nr | Titulli i vendit të punës | Shërbimi - Reparti | Pozita të kërkuara
- Mjekë specialist gjinekolog | Gjinekolologjia | 1
- Mjekë specialist anesteziolog | Anestezioni | 1
- Mjekë specialist neurolog | Neurologjia | 1
- Mjekë specialist ortoped | Ortopedia | 1
Institucioni : Spitali Përgjithshëm Ferizaj
Raporton: Shefit të Repartit
Kontrata: Për kohë të pacaktuar
Koeficienti: 8.4
Orari i plotë: 40 orë në javë
Numri i referencës: 422/22
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kryen vizita të rregullta dhe punë brenda spitalore dhe ambulantore, sipas orarit të punës,
- Kryen konsultime dhe vizita në repartet tjera sipas nevojës,
- Kryen triazhin e pacientëve dhe sipas nevojës i udhëzon ata në mjekësinë familjare ose i pranon në spital:
- Kryen ekzaminimin mjekësor të pacientit, mbledh të dhëna për sëmundjen (diagnostifikim) dhe përcakton diagnozën:
- Përcakton dhe kryen trajtimin (terapinë) për sëmundjet e zbuluara, çrregullimet ose lëndimet,
- Dokumenton ekzaminimet e vazhdueshme mjekësore të pacientit, gjetjet, diagnozat dhe trajtimin e përshkruar, si dhe kujdeset për trajtimin e pacientëve,
- Monitoron dhe vlerëson efektet e trajtimit terapeutik:
- Bën punë kërkimore dhe ofron propozime të trajtimit sipas doktrinave profesionale,
- Merr pjesë në trajtimin e pacientëve me bazë ekipore - konzuliare,
- Merr pjesë në edukimin e mjekëve dhe bashkëpunëtorëve të tjerë profesionalë në specializim ose përgjatë edukimit të vazhdueshëm profesional të tyre,
- Organizon intervenimin e shpejtë, vendosjen e terapisë urgjente të të sëmuarëve të rëndë,
- Regjistron të gjitha të dhënat në sistemin e informimit shëndetësor (SISh):
- Përgatit fletëdaljen (fletëlëshimin) për pacientët e hospitalizuar dhe raportin mjekësor për pacientët ambulantorë:
- Ushtron detyra plotësuese profesionale e menaxhuese, sipas nevojës dhe kërkesave të menaxhmentit:
- Respekton kodin e mirësjelljes, kujdesit dhe respektimittë pacientit dhe personelit,
- Ofron këshilla profesionale me shkrim e me gojë rreth trajtimit të pacientit dhe përcaktimit të terapisë ditore
- Sipas radhës punë në ambulancën për pacientë jashtëspitalor dhe bënë ekzaminimin-pranimin e tyre.
- Përcakton radhën dhe planin e ekzaminimeve kliniko-laboratorike, ETJ:
Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale, bazuar në specifikat e institucionit:
- Arsimimi universitar / diploma e fakultetit të mjekësisë
- Licenca e specialistit të lemisë përkatëse ( licenca kopje)
- Përparësi do të kenë kandidatët të cilët kanë tajnime të veçanta, si dhe njohuri të mira të funksionimit të sistemit shëndetësor të Kosovës
- Të ketë shkathtësi të dëshmuara dhe efektive të komunikimit ne shkrim dhe me gojë, të ketë njohuri të gjuhëve zyrtare në përdorim
- Njohja e punës me kompjuter është e domosdoshme, ndërsa njohja e gjuhës angleze është përparësi,
- Të mosjetë i denuar me vendim të formës së për kryerjen e një vepre penale me dashje ( vërtetimin nga Gjykata kompetente)
- Letemjoftimi kopje
- Çertifikata lindjes
- Mundttë sjellni edhe dëshmi tjera të aftësimit professional dhe akademik
- Të gjithë të punësuarit në SHSKUK-mjekë specialistë të kësaj lëmie, nuk kanë të drejtë aplikimi në këtë konkurs.
- Origjinalin e këtyre dokumentëve ose të noterizuara, do të sjellen vetëm atëherë kur kandidati thirret për nënshkrimin e kontratës. ( me rastin e aplikimit dokumentet duhet të jenë kopje, sepse nuk kthehen pastaj)
Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë Shtetasit e Republikës së Kosovës, mjekë specialistë të lëmive përkatëse , që nuk janë të punësuar në institucione publike shëndetësore.
Procedura e konkurimit: Konkurimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar që i plotësojnë kushtet e konkursit.
Hapja e procedurës së konkurimit shpallet nga NJBNJ në web faqe të konkurrimëve të SIMBNI, të paktën 30 ditë para datës së planifikura . Nga dt.28.04.2022 deri 30.05.2022, ndërsa dorëzimi i aplikacioneve bëhet në afat prej 8 ditësh, nga dt.31.05.2022 deri 07.06.2022
Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren dhe dorëzohen në zyren e personelit të Spitalit Përgjithshëm në Ferizaj, rruga “Ramadan Rexhepi” p.n
Në aplikacion duhet të ceket qartë titulli I vendit të punës dhe numri references. Të gjitha dokumentet dhe dëshmitë profesionale t'i bashkangjiten aplikacionit.
Aplikacionet e dërguara pas dates së mbylljes së konkursit dhe aplikacionet e pakompletuara nuk do të pranohen, ndërsa kopjet e bashkangjitura me aplikacion, nuk do të kthehen.
Kandidatët të cilët aplikojnë, të ofrojnë dëshmitë sipas konkursit të shpallur, për ndryshe kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e konkursit nuk do të ftohen në testë.