
Përshkrimi
Në bazë të nenit 8 dhe 10 par.2 nënparagrafi 2.1 të Ligjit të Punës, nenit 8 paragrafi 2 të Rregullorës për Marrëdhënie pune në Trepça Sh.A, nenit 22 paragrafi 3 dhe 4 i Statuti të Trepça Sh.A, Udhëzimit Administrativ nr.07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, Trepça Sh.A me datë 23.05.2022 publikon këtë:
KONKURS
- Pozita: Mjek në Qendrën e Mjeksisë së Punës
- Vendi i punës:Mitrovicë-Parku Industrial;
- Kohëzgjatja e kontratës: e pacaktuar
- Orari i punës: i plotë
Kualifikimi dhe përgatitja profesionale:
- Përgatitja Universitare, Specialist (Mjekësi Familjare) - Mjekësi e përgjithshme.
Detyrat dhe përgjegjësit:
- Kontrollon punëtorët;
- Organizon kujdesin primarë shëndetësor të punëtorëve;
- Organizon dhe menaxhon punën në QMP;
- Lëshon shenjat për mungesën nga puna për shkaqe shëndetësore;
- Shënon fletëlendimet për sigurim
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT
Kandidatët për pozitën Mjek në Qendrën e Mjeksisë së Punës duhet të dorëzojnë këto dokumente:
- CV-në;
- Dokumentacionet e parapara në kushtet e punësimit (dëshmitë e kualifikimit profesional;
- Certifikatën (dëshminë) nga gjykata kompetente që dëshmon se nuk është nën hetime jo më të vjetër se gjashtë (6) muaj;
- Shtetas i Kosovës (kopje të pasaportës ose të letërnjoftimit).
Dokumentacioni duhet të jetë në pliko (zarf) të mbyllur ku shkruhet emri dhe mbiemri dhe të dorëzohen në arkivin e zyrave qendrore të Trepça sh.a. në Parkun Industrial në Mitrovicë
Afati i konkursit është i hapur 15 ditë nga data e publikimit në web faqen e Trepça Sh.A
Për informata shtese:
www.trepcacorporation.com si dhe e-mail adresa: contact@trepcacorporation.com