Mjek i përgjithshëm – Doktor i Mjekësisë (4)

vushtrri
QKMF Vushtrri
Publikuar më
21/03/2021
Qyteti
Vushtrri
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në mbështetje të nenit 67 dhe 68 të Ligjit NR.06/L-114 për Zyrtarët Publikë, të nenit 8 të Ligjit të Punës nr.03/L-212, në bazë të nenit 4 të Udhëzimit Administrativ nr.07/2017 dhe në bazë të vendimit të Këshillit Drejtues të QKMF-së në Vushtrri, 105 të datës 11.02.2021, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, shpall:

KONKURS 

Institucioni: Komuna e Vushtrrisë;
Drejtoria: Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare - Vushtrri

Titulli i vendit të punës:

  • Mjek i përgjithshëm - Doktor i Mjekësisë në QKMF – Vushtrri.

Numri i pozitave: Katër (4);
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i QKMF;
Grada/Koeficienti: 7.20 – H20;
Kohëzgjatja e kontratës: Në kohë të pacaktuar;
Periudha e punës provuese: Gjashtë (6) muaj.
Orët e punës: 40.

Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive: 

  • Ofron shërbime shëndetësore në kuadër të kujdesit primar shëndetësor pranë QKMF, QMF dhe AMF;
  • Siguron diagnostikimin dhe menaxhimin efektiv të pacientëve duke siguruar edhe referimin në institucionet gjegjëse shëndetësore;
  • Evidenton dhe përcjell sëmundjet infektive sipas rregullave të IKSHP;
  • Kryen të gjitha punët e mjekut gjatë orarit të punës;
  • Përcjell të arriturat më të reja në lëmin e Mjekësisë Familjare;
  • Të ketë vetiniciativë dhe ti përmbahet etikës mjekësore dhe kodit të mirësjelljes;
  • Të mbikëqyrë dhe menaxhojë punën e infermierëve dhe të stafit tjetër përcjellës në QKMF, QMF dhe AMF;
  • Sipas nevojës kryen edhe vizita shtëpiake te pacientët kronik;
  • Me kërkesë të përgjegjësit kryen edhe punë tjera të bazuara në ligj;
  • Për punën e vetë i përgjigjet përgjegjësit të mjekësisë familjare;
  • Të jetë i gatshëm të punojë në grupe dhe në situata të jashtëzakonshme.

Kualifikimi profesional, aftësitë:

  • Të ketë të kryer Fakultetin e Mjekësisë-Drejtimi i Përgjithshëm;
  • Të ketë licencën e punës.

Dokumentet e nevojshme: 

  • Ekstrakti i lindjes (kopje);
  • Diploma e Fakultetit të Mjekësisë – Drejtimi i Përgjithshëm (kopje);
  • Licenca e punës (kopje);
  • Dëshminë se nuk është i dënuar dhe nën hetime (Origjinali);
  • Letërnjoftimi (kopje).

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë, nga data 22.03.2021-05.04.2021.

Paraqitja e kërkesave 

Tё gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund ti marrin në formë fizike në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, apo ti shkarkojnë nga web faqja zyrtare e Komunës së Vushtrrisë https://kk.rks-gov.net/vushtrri/ dhe portali shtetëror https://konkursi.rks-gov.net/ dhe tё plotësuara ti dorëzojnë në Qendrën për Shërbim me Qytetarë nё Komunën e Vushtrrisë.

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Republikës së Kosovës që konkurrojnë për këto pozita, duhet që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura (nostrifikuara) nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në pajtim me Udhëzimin Administrativ, nr.12/2018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.

Mirëpriten aplikacionet prej meshkujve dhe femrave të të gjitha komuniteteve të Republikës së Kosovës. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Për çdo paqartësi aplikuesit i drejtohen Njësisë së Burimeve Njerëzore, zyra nr 33 ose në tel 038 200 42 444.

Rezultatet shpallen në web faqen e komunës së Vushtrrisë https://kk.rks-gov.net/vushtrri/ dhe në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/.

Listime të ngjashme

Mësimdhënës/e (3)   Drenas e re
12/04/2021
12/04/2021
Mjek/e i/e Përgjithshëm   Shtërpcë e re
12/04/2021
06/04/2021