Mjek/e te praksës së përgjithshme (2)

Komuna Kline 150x150 1 e1600679607861
QKMF Klinë
Publikuar
25/05/2022
Skadon
03/06/2022
Lokacioni
Klinë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008876
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 26/04/2022
Afati për aplikim: 26/05/2022 - 03/06/2022

Në bazë të ligjit për Zyrtarët Publikë Nr. 06L-114, Kapitulli V neni 67 dhe 68, si dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ Nr. 0772017, për rregullimin e procedurave te konkursit ne sektorin publik , Drejtoria për Shëndetësi, shpall këtë:

KONKURS PUBLIK
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TE LIRA TË PUNËS

Titulli i vendit te punës: Mjek te praksës së përgjithshme për punë në QKMF, QMF dhe AMF
Departamenti: Qendra Kryesore e Mjekësisë familjare — 2 pozita
Periudha e kontratës : ne kohe te pacaktuar
Koeficienti : 7.2 paga 565.51
Orari i Punës: 40 orë në javë
Titulli i Mbikëqyrësit: Drejtori i QKMF-së

DETYRAT KRYESORE TË PUNËS:

  • mbanë evidencën e rregullt të dokumentacionit shëndetësor,
  • jep udhëzime me shkrim dhe me gojë për trajtim të pacientëve,
  • kujdeset për shëndetin e pacientëve,
  • përshkruan dhe administron tretmanët, medikamente dhe masa tjera shëndetësore,
  • raporton lindjet, vdekjet dhe sëmundjet ngjitëse,
  • referon pacientët tek specialistët mjekësor,
  • mban kujdestarinë sipas radhës dhe kryen punë tjera sipas kërkesës së drejtorit të QKMF-se,

shkathtësitë e tjera te kërkuara:

  • aftësitë ne organizimin e punës
  • aftësitë ne përdorimin e kompjuterit dhe programeve përkatëse
  • gatishmëri dhe aftësi për te punuar ne ekip

Kualifikimet arsimore te kërkuara:

  • Të ketë të kryer fakultetin e mjekësisë-drejtimi i përgjithshëm,
  • Të ketë të mbaruar stazhin e obliguar profesional,
  • Të jetë i licencuar,

DOKUMETET E NEVOJSHME:

  • Dokumentet personale:
  • Diplomë universitare:
  • Licencë pune e lëshuar nga organi kompetent:

Afati i aplikimit: Konkursi mbetet i hapur nga data 26/05/2022 deri 03/06/2022

Te gjithë kandidatët e interesuar duhet t'i marrin aplikacionet dhe të plotësuara ti dorëzohen pranë Zyrës se personelit te QKMF-ës ne Klinë.

Dokumentacioni i kandidatëve të cilët nuk i plotësojnë kushtet e konkursit nuk do të shqyrtohet, ndërsa në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët nga lista e ngushtë.

Rezultatet shpallen në link https:konkursi.rks-gov.net

Shpalljet e ngjashme

Zyrtar/e i/e Lartë i Personelit   Fushë Kosovë e re
28/06/2022
27/06/2022
Drejtor/e i/e QKMF   Viti e re
27/06/2022