Mjek/e të Përgjithshëm

hani i elezit e1610131295562
QKMF Hani i Elezit
Publikuar më
25/02/2021
Qyteti
Hani i Elezit
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Komuna Hani i Elezit në mbështetje të nenit 67 dhe 68 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtarët Publikë dhe nenit 8 të Ligjit të Punës Nr.03/L-212, kërkesën e QKMF-së ‘’Dr. Menduh Kaloshi” në Han të Elezit  me datë 26.01.2021 shpallë:

KONKURS

Titulli i vendit të punës: Mjek/e të Përgjithshëm për kohë të pacaktuar
Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale
Njësia/sektori:Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare”Dr.Menduh Kaloshi” Hani i Elezit
Numri i pozitave: 1(Një) në
Han të Elezit
Koeficienti/Grada:H-27 .Gr.St/ H - 565 / 1

Përshkrimi i përgjithshëm i detyrave të punës

  1. Ndihmon dhe siguron mirësjellje e kujdes të veçantë në lëmin të cilën është
  2. Mban evidencën e rregullt të dokumentacionit mjekësorë, kartelën e pacientit si dhe dokumente të
  3. Jep udhëzime me gojë dhe me shkrim për trajtime të pacientit .
  4. Merr pjesë në hartimin e planit dhe programit në vendin e punës ku punon.
  5. Mban kujdestarinë e radhës dhe kryen punë tjera sipas kërkesës së eprorit në QKMF dhe
  6. Kujdeset për shëndetin e pacientëve, përshkruan dhe administron tretmanët, medikamentet dhe i aplikon masat.
  7. Ndihmon në preventivin e sëmundjeve dhe çrregullimeve duke këshilluar pacientët në lidhje me dietën ushtrimet, higjienën dhe shëndetin në përgjithësi.
  8. Të raporton për lindjet, vdekjet, sëmundjet ngjitëse autoriteteve
  9. Të i referon pacientët tek specialistët mjekësorë dhe të shkëmben me ta të dhënat mjekësore.
  10. Të përpilon raporte me shkrim lidhur me punën dhe veprimet e

Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publik janë:

Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës, të ketë zotësi të plotë për të vepruar, të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën, të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e ndonjë vepre penale me dashje, të mos ketë në fuqi asnjë masë disiplinore për largim nga pozita e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

Përveç kushteve të përgjithshme të cekura më lartë kandidatët duhet ti plotësojnë edhe këto kërkesa:

  1. Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës (letërnjoftimi)
  2. Të kenë të kryer Fakultetin e Mjekësisë (Diploma) e vërtetuar në Komunë ose tek
  3. Të kenë të kryer Praktikën profesionale dhe të vërtetuar (Licenca) e vërtetuar në komunë ose
  4. Dëshmi për kryerjen e obligimeve komunale (Tatimi në pronë).
  5. Certifikata e mjekut
  6. Vërtetim nga gjykata që nuk ndjekej
  7. Kualifikime tjera (Trajnime).

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 25.02.2021 deri 11.03.2021 (16:00).

Tё gjithë kandidatët e interesuar aplikacionin e punësimit e marrin pranë Qendrës për Shërbime me Qytetarë nё Han të Elezit kati I (pare) dhe të plotësuar e dorëzojnë në të njëjtin vend.

Dokumentacioni I kandidatëve tё cilët nuk I plotësojnë kushtet e konkursit nuk do tё shqyrtohet, ndërsa në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët nga lista e ngushtë.

Komuna e Hanit të Elezit i shërben të gjithë popullit të Kosovës dhe mirëpret aplikacionet për meshkuj dhe femrat prej të gjitha komuniteteve kosovare

Konkursi dhe rezultatet shpallne në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/ dhe në tabelën e shpalljeve.

Listime të ngjashme

Mësimdhënës/e (3)   Drenas e re
12/04/2021
12/04/2021
Mjek/e i/e Përgjithshëm   Shtërpcë e re
12/04/2021
06/04/2021