Mjek/e të Përgjithshëm (3)

lipjan
QKMF Lipjan
Publikuar më
06/07/2021
Qyteti
Lipjan
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Bazuar në nenin 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarë Publik nr. 0GJL-114, neni $ të Ligjit të Punës nr.
03IL-121, Udhëzimit Administrativ Nr.07:2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në
sektorin publik, neni 49 pika 49.2 të Statutit të Komunës së Lipjanit, Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale shpall:

KONKURS
Për plotësimin e vendeve të punës

Tre (3) mjek te Pergjithshëm në QKMF Lipjan

Detyrat dhe përgjegjësitë për Mjek të Përgjithshëm:

  • Ofron mbrojtjen primare shëndetësore për pacientin dhe familjen duke respektuar kodin e mirësjelljes
  • Bën diagnozën iniciale dhe trajtimin e sëmundjes.
  • I përgjigjet nevojave të QKMF-së dhe punkteve të tjera në KPSH.
  • Referon tek Specialisti, nëse është e domosdoshme.
  • Kryen shërbime të shëndetit reproduktiv, kujdesit antenatal dhe postnatal.
  • Kryen shërbime shëndetësore për fëmijë
  • Promovon edukimin shëndetësor në shoqëri.
  • Trajton lëndimet e vogla.
  • Kryen vizita shtëpiake kur është e domosdoshme.
  • Gjatë punës së tij i asistojnë infermierët.
  • Kryen edhe punë të tjera nga lëmi i Kujdesit Primar Shëndetësor nëpër punkte të tjera shëndetësore në Lipjan. me kërkesën e menaxherit dhe Drejtorit të QKMË
  • Për punën e tij/saj i përgjigjet stafit menaxhues të QKMF-së dhe DSHPS.

Kushtet dhe kriteret për Mjek të Përgjithshëm:

  • Fakulteti i Mjekësisë
  • Licenca e Punës
  • Certifikata Shendetesore
  • Certifikata që nuk është nën hetime nga Gjykata Themelore në Prishtinë Dega në Lipjan
  • Vërtetimi nga Policia që nuk është nën hetime
  • Letërnjoftimi kopje.

Aftësitë:

  • Të ketë aftësi komunikimi
  • Të ketë aftësi për udhëheqjen e punës i pavarur duke respektuar Ligjin si dhe etikën
  • Të ketë aftësi në organizimin e punës dhe në kryerjen e detyrave të përshkruara më lartë
  • Të ketë shkathtësi dhe kualitete personale,

Paga mujore për Mjek të Përgjithshëm:

  • Koeficienti: 7.2
  • Kohëzgjatja e kontratës me kohë të pacaktuar
  • Puna Provuese gjashtë muaj (6)

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike, e drejta për aplikim nga data 08.07.2021 deri me
22.07.2021 që konsiderohet si dita e fundit e konkurrimit.

Paraqitja e Aplikacioneve:

Aplikacionet mund të merren në mënyrë fizike në zyrën për shërbime me qytetarët në Komunën e Lipjanit sporteli nr. 3 dhe dorëzohen në të njëjtën sportel bashkë me dokumentet e kërkuar në konkurs.

Vërejtje:

Dokumentet e dorëzuara duhen të jenë kopje të noterizuara (Diploma) dhe ato nuk kthehen, ndërsa aplikacionet e pa kompletuara dhe pas afatit nuk do të shqyrtohen,të gjitha njoftimet dhe rezultatet shpallen në vveb faqen e Komunës https://kk.rks-gov.net/lipjan/ dhe në tabelën e
shpalljeve të Komunës.

Listime të ngjashme

30/07/2021
Specialistë Ligjor   Shtërpcë
29/07/2021
Edukator/e (6)   Lipjan
29/07/2021