Mjek/e të Përgjithshëm (2)

lipjan
Komuna Lipjan
Publikuar
24/06/2022
Skadon
08/07/2022
Lokacioni
Lipjan
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00009106
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 24/05/2022
Afati për aplikim: 23/06/2022 - 07/07/2022

Bazuar ne nenin 67 dhe 68 Ligjit për Zyrtarë Publik nr. 06/L-114, neni 8 të Ligjit të Punës nr. 03/L-121, Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017 r rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, neni 49 pika 49.2 të Statutit të Komunës së Lipjanit, Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale shpall

KONKURS
Për plotësimin e vendeve të punës 

Dy (2) Mjek të Përgjithshëm një (1) QMF-SHALË dhe një (1) QMF-GADIME 

Detyrat dhe përgjegjësitë për Mjek të Përgjithshëm: 

  • Ofron mbrojtjen primare shëndetësore për pacientin dhe familjen duke respektuar kodin e mirësjelljes.
  • Bën diagnozën iniciale dhe trajtimin e sëmundjes.
  • I përgjigjet nevojave QKMF-së dhe punkteve të tjera në KPSH.
  • Referon tek specialisti, nëse është e domosdoshme.
  • Kryen shërbime të shëndetit reproduktiv, kujdesit antenatal dhe postnatal.
  • Shërbime shëndetësore për fëmijë.
  • Promovon edukimin shëndetësor në shoqëri.
  • Trajton lëndimet e vogla.
  • Kryen vizita shtëpiake kur është e domosdoshme.
  • Gjatë punës së tij i asistojnë infermierët.
  • Kryen edhe punë tjera nga lëmi i Kujdesit Primar Shëndetësor nëpër punkte të tjera shëndetësore në Lipjan, ine kërkesën e menaxherit dhe Drejtorit të QKMF-.
  • Për punën e tij/saj i përgjigjet stafit menaxhues QKMF-së dhe DSHPS-së

Kushtet dhe kriteret për Mjek të Përgjithshëm: 

  • Fakulteti i Mjekësisë - Drejtimi i Përgjithshëm.
  • Licenca e Punës
  • Certifikata Shëndetësore
  • Certifikata që nuk është nën hetime nga Gjykata Themelore në Prishtinë Dega në Lipjan
  • Vërtetimi nga Policia që nuk është nën hetime Letërnjoftimi kopje. 

Aftësitë

  • Të ketë aftësi komunikimi
  • Të ketë aftësi për udhëheqjen e punës i pavarur duke respektuar Ligjin si dhe etikën
  • Të ketë aftësi në organizimin e punës dhe në kryerjen e detyrave të përshkruara më lartë
  • Të ketë shkathtësi dhe kualitete personale

Paga mujore për Mjek të Përgjithshëm: 

  • Koeficienti: 7.2
  • Kohëzgjatja e kontratës me kohë të pacaktuar
  • Puna Provuese gjashtë muaj (6) 

Afati dhe mënyra e aplikimit: 

Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike, e drejta për aplikim nga data 23.06/2022 deri me 07.07/2022 që konsiderohet si dita e fundit e konkurrimit

Paraqitja e Aplikacioneve: 

Aplikacionet mundë të merren në mënyrë fizike në zyrën për shërbime me qytetarët në Komunën e Lipjanit sporteli nr. 3 dhe dorëzohen në të njëjtën sportel bashkë me dokumentet e kërkuar në konkurs

Vërejtje: Dokumentet e dorëzuara duhen të janë kopje të noterizuara ( Diploma dhe Licenca) dhe ato nuk kthehen, ndërsa aplikacionet e pa kompletuara dhe pas afatit nuk do të shqyrtohen të gjitha njoftimet dhe rezultatet shpallen në ueb faqen e Komunës https//kk.rks-gov.net/lipjan dhe në tabelen e shpalljeve të Komunës. 

Apliko
Drop files here browse files ...
Drop files here browse files ...

Shpalljet e ngjashme

Zyrtar/e për Logjistikë   Deçan e re
25/06/2022
Zyrtar/e i/e Pasurisë   Deçan e re
25/06/2022
25/06/2022
24/06/2022
Zyrtar/e ligjor/e   Rahovec
23/06/2022