Mjek/e specialist/e Psikiatër/re

qkuk 1 e1632724536844
Spitali i Përgjithshëm Prizren
Publikuar
15/03/2022
Skadon
23/03/2022
Lokacioni
Prizren
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008406
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 14/02/2022
Afati për aplikim: 16/03/2022 - 23/03/2022

Në bazë të nenit 67 paragrafi 1, paragrafi 3, pika 3.2, paragrafi 5 dhe 7, neni 68 paragrafi 1, nenin 69 të Ligjit Nr.06JL-114 për Zyrtar Publik, Nenit 62 paragrafi 6 të Ligjit Nr.04:L-125 për Shëndetësi, Nenit 6, paragrafi 1, pika 1.11 të Statutit të SHSKUK-së: Neni 13 dhe 22 të Statutit të Spitalit të Përgjithshëm Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, si dhe kërkesës së aprovuar nga Bordi Drejtues i SHKUK për shpallje të Konkursit me nr protokolli 29511, datë 16.12.2021, Këshilli Drejtues i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, në mbledhjen e mbajtur më 11.02.2022, publikon:

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË LIRË TË PUNËS NË KOHË TË PACAKTUAR

Institucioni : Spitali Përgjithshëm Prizren
Titulli i vendit të punës: Mjek specialist Psikiatër
Raporton: Shefit të repartit
Kontrata: Për kohë të pacaktuar
Kategoria funksionalefgrada: 8.4
Orari i punës: I plotë (40 orë në javë)
Numri referencës: 811-02-2022

Qëllimi i pozitës: Ofrimi i shërbimeve shëndetësore të nivelit dytësor

Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:

  • Kryen vizita të rregullta dhe punë brenda spitalore dhe ambulantore, sipas orarit të punës:
  • Kryen konsultime dhe vizita në repartet tjera sipas nevojës:
  • Kryen triazhin e pacientëve dhe sipas nevojës i udhëzon ata në mjekësinë familjare ose i pranon në spital
  • Kryen ekzaminimin mjekësor të pacientit, mbledh të dhëna për sëmundjen (diagnostifikim) dhe përcakton diagnozën
  • Përcakton dhe kryen trajtimin (terapinë) për sëmundjet e zbuluara, çrregullimet ose lëndimet
  • Dokumenton ekzaminimet e vazhdueshme mjekësore të pacientit, gjetjet, diagnozat dhe trajtimin e përshkruar, si dhe kujdeset për trajtimin e pacientëve
  • Monitoron dhe vlerëson efektet e trajtimit terapeutik
  • Bën punë kërkimore dhe ofron propozime të trajtimit sipas doktrinave profesionale:
  • Merr pjesë në trajtimin e pacientëve me bazë ekipore - konziliare
  • Merr pjesë në edukimin e mjekëve dhe bashkëpunëtorëve të tjerë profesionalë në specializim ose përgjatë edukimit të vazhdueshëm profesional të tyre
  • Organizon intervenimin e shpejtë, vendosjen e terapisë urgjente të të sëmurëve të rëndë
  • Regjistron të gjitha të dhënat në sistemin e informimit shëndetësor (SISh)
  • Përgatit fletëdaljen (fletëtëshimin) për pacientët e hospitalizuar dhe raportin mjekësor për pacientët ambulantorë
  • Ushtron detyra plotësuese profesionale e menaxhuese, sipas nevojës dhe kërkesave të menaxhmentit
  • Respekton kodin e mirësjelljes, kujdesit dhe respektimit të pacientit dhe personelit
  • Ofron këshilla profesionale me shkrim e me gojë rreth trajtimit të pacientit dhe përcaktimit të terapisë ditore
  • Përcakton radhën dhe planin e ekzaminimeve kliniko-laboratorike
  • Bën kërkesa për vizita plotësuese-konsultative
  • Mbikqyr realizimin e detyrave ditore të punës së stafit
  • Jep mendime profesionale në punën e komisioneve të ndryshme
  • Monitoron punën dhe merr masa në rast të devijimit nga doktrina profesionale ose shkelja e kodit të deontologjisë mjekësore
  • Merr pjesë në përgatitjen e dokumentacionit dhe në ekzekutimin e aktiviteteve të prokurimit publik nga fusha e punës dhe përgjegjësive të tij
  • Në përfundimin e ditës së punës kalon informatat te stafi kujdestarë për ngjarjet dhe gjendjen e pacientëve
  • Bashkëpunon me shërbime të tjera profesionale në institucion
  • Angazhohet në punësimin e punonjësve të rinj mjekësorë në punë
  • Monitoron zhvillimin e profesionit me synim ruajtjen dhe përmirësimin e nivelit të ekspertizës dhe transferimin e informacionit në lidhje me ngjarjet në profesion
  • Përgatit materialet dhe mjetet e punës për përdorim dhe intervenim
  • Kujdeset dhe mirëmban pajisjet dhe mjetet e punës gjatë përdorimit
  • Mbron pronën e punës nga vjedhja, zhdukja, dëmtimi apo shkatërrimi
  • Ruan konfidencialitet të plotë për çështjet që kanë të bëjnë me trajtimin e pacientit apo punën e institucionit, përveç në rastet kur kjo autorizohet me shkrim, në përputhje me rregullat institucionale
  • Në rast të kërkesës për ekzaminime radiologjike, laboratorike, jep shpjegime mbi indikacionet
  • Kujdeset për ruajtjen e rendit në vendin e punës.

Detyrat specifike

  • Kryen të gjitha punët profesionale specifike specialistike dhe subspecialistike:
  • Merr pjesë në vizita konsultative dhe konziliare:
  • Vendos për indikacion të trajtimit të detyrueshëm Psikiatrik në bashkëpunim me organet përkatëse (policinë, prokurorinë, gjykatën):
  • Vendos për trajtimin dhe kohëzgjatjen në kushte të izolimit, varësisht nga indikacionet:
  • Bën trajtimin e të sëmurëve sipas protokoleve klinike në fuqi:
  • Çdo herë pas kujdestarisë raporton tek drejtori shëndetësor.

Kushtet e kërkuara:

  • Arsimim universitar (doktor i mjekësisë)
  • Kualifikimi superior specialistik
  • Anëtarësimi në regjistrin e mjekëve (Oda e Mjekëve të Kosovës)
  • Licenca e vlefshme profesionale (e punës)
  • Njohja e një gjuhe të huaj ( e preferuar)
  • Njohuri për të punuar me kompjuter dhe mjete softueri (Vord, Exel ose tjera)
  • Letërnjoftimi kopje.
  • Certifikata e lindjes,
  • Certifikata e lëshuar nga Gjykata kompetente që nuk jeni iJe dënuar ose nën hetime,

Procedura e konkurrimit:

Hapja e procedurave të konkurrimit shpallet në NJBNJ, në ueb faqen e konkurrimeve të SIMBNIJ-së, të paktën 30 ditë para datës së planifikuar për paraqitjen e aplikimit nga kandidatët e interesuar. Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Afati për pranimin e aplikacioneve është 8 ditë kalendarike pas përfundimit të njoftimit në SIMBNJ.

Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Zyrën e personelit të spitalit, duke respektuar masat Anti COVID.

Në aplikacion të ceket qartë vendi i punës dhe nurri i referencës

Aplikacionet e dërguara pas mbylljes së konkursit dhe të pakompletuara nuk do të pranohen.

Kandidatët që i plotësojnë kriteret e konkursit do t'i nënshtrohen testit me shkrim.

Shpalljet e ngjashme

20/05/2022
Mjekë Specialistë (5)   Prishtinë
19/05/2022
19/05/2022