Mjek/e Specialist/e (10), Infermier/e, Teknik/e, Laborant/e(2)

komuna e podujeves 150x150 1 e1605092554284
Komuna e Podujevës
Publikuar më
17/03/2021
Qyteti
Podujevë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Bazuar në Nenin 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarët Publik të Republikës së Kosovës, Nenit 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës si dhe në bazë të kërkesës së QKMF - ës, Komuna e Podujevës shpall:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

  • Pozita: Mjek/e Specialist të Mjekësisë Familjare ose Mjek/e të Përgjithshëm i QKMF- së në Podujevë, 9 (nëntë) pozita
  • Koeficienti: H-20 / H - 27
  • Lloji i vendit të punës: Me afat të pacaktuar, me orar të plotë (Periudha provuese 6 muaj)

Përshkrimi i detyrave të punës:

  • Ofron mbrojtjen primare shëndetësore për pacientin dhe familjen
  • Pranon pacientin nga Infermierja, shenon të dhënat në kartelë shëndetësore, merr anamnezën, bën ekzaminimin e pacientit (inspektimin, auskultimin, palpacionin dhe perkusionin), reanimimin kardio pulmunar dhe referon pacientin për hulumtime të tjera dijagnostike
  • Bën diagnozën iniciale dhe trajtimin me terapi adekuate
  • Udhëzon tek specialisti konsulltant nëse është e nevojshme kosullta
  • Kryen shërbime ne kuader të shëndetit reproduktiv, kujdesit antenatal dhe postnatal
  • Bën imunizimin (vaksinimin)
  • Promovon edukimin shëndetsor
  • Trajton lëndime të vogla
  • Kryen vizita shtëpiake kur është e domosdoshme
  • Bën identifikimin e grupeve vulnerabile dhe të rrezikuara
  • Bën dhënjen e barërave dhe medikamenteve esenciale
  • Gjatë punës së tij i asistojnë infermieret
  • Për punën e vet i përgjigjet Kryeshefit të DMF dhe Drejtorit.

Kualifikimi i kërkuar:

  • Diploma e Fakultetit të Mjekësisë - Drejtimi i Përgjithshëm
  • Licencë përkatëse të lëshuar nga organi kompetent
  • Certifikantën e specializimit (për Specialistët)

 

  • Pozita: Mjek/e Specialist/e i Biokimisë Klinike - 1 (një) pozitë
  • Koeficienti: H - 20
  • Lloji i vendit të punës: Me afat të pacaktuar, me orar të plotë (Periudha provuese 6 (gjashtë) muaj.

Përshkrimi i detyrave të punës:

  • Siguron shërbime laboratorike për të gjithë pacientët
  • Realizon të gjitha analizat laboratorike të sektorit përkatës
  • Vlerëson kualitetin e reagjentëve të punës dhe testeve
  • Kujdeset për mirëmbajtje profesionale dhe funksionim të rregullt të aparaturës analitike
  • Përcjell të rejat e fundit nga lëmia e laboratorit dhe përkushtohet për aplikimin e tyre në bashkëpunim me Drejtorin e QKMF-së
  • Bën përgaditjen e reagjentëve dhe tretjeve tjera të nevojshme dhe kujdeset që ato të jenë në sasi të mjaftushme
  • Bën kontrollin e brendshëm dhe të jashtëm të kualitetit të punës
  • Interpreton rezultatet laboratorike dhe konsulton drejtorin e QKMF-së sipas nevojës
  • Ofron udhëzime profesionale për laborantët dhe kontrollon punën profesionale të tyre
  • Bën dhe detyra tjera profesionale me urdhër të drejtorit, i përgjigjet dhe raporton

Kualifikimi i kërkuar:

  • Të ketë të përfunduar Fakultetin e Mjekësisë - Specialist Biokimi Klinike
  • Certifikantën e specializimit
  • Licencë përkatëse të lëshuar nga organi kompetent

 

  • Pozita: Infermier/e - 1 (një) pozitë
  • Koeficienti: 4.8
  • Lloji i vendit të punës: Me afat të pacaktuar, me orar të plotë (Periudha provuese 6 (gjashtë) muaj. 

Përshkrimi i detyrave të punës:

  • Pranon,triazhon dhe informon pacientin, hap kartelen shendetësore, merr anamnezen e shkurter orjentuese, kryen participimin, matë gjatësin, peshën trupore, temperaturën, tensionin arterial, reanimimin kardiopulmonar, bën EKG, problemet geriatrike, aplikon terapinë parenteriale, IM, IV, subkutan, infuzion, inhalimin, përpunimin e plagës, këshillon pacientin, dhe udhëzon te mjeku familjar
  • Në bashkëpunim me mjekun familjar ofron mbrojtjen primare shëndetësore për pacientin dhe familjen
  • Promovon edukimin shendetësor
  • Trajton lëndimet - plagët para dhe post operative
  • Jep ndihmën shëndetësore në Institucion dhe vendin e ngjarjes
  • Kryen vizita shtepiake kur është e domostoshme me udhëzim të mjekut
  • Bën injektimin e të gjitha mënyrave të mundshme (IM, IV, SC, ID etj)
  • Kryen të gjitha punët administrative në lidhje me sherbimet që i bën
  • Kryen edhe punë tjera sipas udhëzimit të mjekut.
  • Bën transportimin e pacienteve të sëmurë nga QKMF deri ne institucionin me te avansuar(SHSKUK) ne baze te udhëzimit të mjekut ordinar, e në raste urgjente edhe pa udhëzim por me arsyetim të më vonshëm.
  • Për punën e vet i përgjigjet shefit të shërbimit dhe Drejtorit.

Kualifikimi i kërkuar:

  • Diploma e shkollës së mesme të Mjekësisë
  • Licencë përkatëse të lëshuar nga organi kompetent

 

  • Teknik/e të Rentgenit - 2 (dy) pozita
  • Koeficienti: 5.4
  • Lloji i vendit të punës: Me afat të pacaktuar, me orar të plotë (Periudha provuese 6 (gjashtë) muaj.

Përshkrimi i detyrave të punës:

  • Përgaditë vendin e punës (aparatet veglat dhe materialin) bënë identifikimin e pacientit, para fotografimit, vendos të sëmurin në pozitën përkatse në bazë të fotografimit që e bën.
  • Radiografitë i bën në mënyrë profesionale, kryen kontrollin e përpilimit teknik të rentgenit.
  • Konsulton radiologun për kualitetin dhe inçizimin plotësues.
  • Bën pranimin dhe fotografimin e pacientëve në bazë të udhëzimit të mjekut.
  • Bën ndërrimin e kimikaleve në aparatin e zhvillimit të filmit.
  • Radiografit e kryera me dokumentacion përkatës i përcjell te radiologu, i cili interpreton dhe përshkruan.
  • Bën koordinimin me radiolog dhe administratë.
  • Kujdesët mbi mjetet e punës (kasetat, filmat e rentgenit, kimikalet etj).
  • Mbanë dozimetrin për kontroll dhe dozat e pranimit të rrezatimit (njëherë në vit shkon në enetet përkatës për kontrollim të rrezatimit).
  • Rrepsisht ruan msheftësin profesionale i cili ka të bëjë me sëmundjet e pacientit.
  • Kujdeset për mirëmbajtjen (pastrimin) e aparaturës.
  • Kryen edhe punë tjera laboratorike-RO filmat.
  • Gjatë punës është obligim mbajtja e dozimetrit dhe mjeteve mbrojtëse të punës.
  • Kryen edhe punë tjera në kuadër të kualifikimit nga fushveprimi i tij.
  • Bën kërkesat për furnizim me material hargjues.
  • Mbanë dhe ruan dozimetrat.
  • Për punën e vet i përgjigjet shefit të shërbimit dhe Drejtorit.

Kualifikimi i kërkuara:

  • Të ketë të përfunduar Shkollën e Mesme të Mjekësisë/Bachelor - Teknik/e i Rentgenit
  • Licencë përkatëse të lëshuar nga organi kompetent

 

  • Laborant/e - 2 (dy) pozita
  • Koeficienti: 5.4
  • Lloji i vendit të punës: Me afat të pacaktuar, me orar të plotë (Periudha provuese 6 (gjashtë) muaj.

Përshkrimi i detyrave të punës:

  • Bën pranimin dhe evidentimin e pacientëve të cilët me udhëzime të mjekëve vijnë për analiza laboratorike
  • Bën pranimin e materialit për analiza
  • Vendos sendimentacionet dhe përcakton vlerat.
  • Bën leximin e pasqyrave të gjakut.
  • Pranon urinat, i punon dhe bënë etiketimin e tyre.
  • Bën leximin e sendimentacionit të urinës në mikroskop.
  • Kryen    analizat        biokimike    siç   janë:    Glikemia,    Urea,    Kreatinina,    Holesteroli, Trigliceridet, ALT- AST, Hepatogrami
  • Sterilizon mjetet e punës.
  • Për punën e vetë i përgjigjet shefit të shërbimit dhe Drejtorit.

Kualifikimi i kërkuara:

  • Të ketë të përfunduar shkollën e mesme të mjekësisë - Teknik/e laboratori ose në ndonjë lëmi tjetër të lidhur ngushtë me vendin e punës
  • Licencë përkatëse të lëshuar nga organi kompetent

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDITATËT 

Dokumentet e Kërkuara:

  • Diploma e kualifikimit përkatës
  • Dëshmia e Licencës dhe Specializimit aty ku kërkohet
  • Kopja e Leterënjoftimit
  • Çdo dokument tjetër apo certifikatë trajnimi
  • Certifikatën që nuk jeni nën hetime
  • Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor që dëshmon se gjendja e kandidatit është pa probleme shëndetësore (Kjo dëshmi sillet pas pranimit në mardhënje pune të kandidatit)
  • Dokumentet i dërgoni fotokopje sepse të njëjtat nuk kthehen.

Afati i aplikimit: 

Data e njoftimit në webfaqen unike të procedurave të konkurimit https://konkursi.rks-gov.net  është prej  dt. 15.02.2021 deri me dt.17.03.2021.

Afati për paraqitjen    e aplikacioneve është 15 ditë, nga data 18.03.2021 deri me datën 02.04.2021.

Përveç web faqes unike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në web-faqe zyrtare të  Komunës.

Komuna e Podujevës ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Fletëaplikacionet merren në Qendrën e Shërbimit për Qytetarë, në ndërtesën e Kuvendit të Komunës.

Kërkesat me dokumente të kompletuara dorëzohen në Qendrën e Shërbimit për Qytetarë. Për çdo informatë plotësuese mund të kontaktoni në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në këtë numër të telefonit 038 200 41-005.

Rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/

Listime të ngjashme

14/04/2021
14/04/2021
Teknik/e i/e pylltarisë   Shtërpcë
12/04/2021