
Përshkrimi
Në bazë të Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06,L-114, Kapitulli V neni 67 dhe 68, nenin 8 të Ligjit i Punës Nr. 037L-212, si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ të MPMS - nr 0772017, për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, Komuna e Junikut shpallë:
KONKURS
Për plotësimin e vendit të punës:
1. Mjek - Pediatër -nunmri i kërkuar 1 (Një),
Orari i punës i plotë.
Paga: E përcaktuar me buxhetin e Kosovës
Kushtet: Specializimi i kryer nga dega përkatëse.
Në mungesë të kandidateve me kualifikimin e kërkuar përparësi do te kenë specialistet e mjekësisë familjare apo mjek i mjekësisë se përgjithshme.
Dokumentet e kërkuara për mjek specialist: Certifikata mbi specializimin e kryer nga dega
përkatëse, licenca e punës, certifikata e lindjes, certifikata e shtetësisë, certifikatë që nuk është
nen hetime si dhe dokument identifikimi. Dokumentet duhet të jenë të noterizuara.
Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së
Kosovës të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë
aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.
Procedurat e konkurimit: Konkurimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data: 23.01.2021 deri me 06.02.2021 pas publikimit në
mjetet e informimit.
Aplikacionet e dërguara pas datës së mbylljes së konkursit dhe kërkesat e
pakompletuara nuk do të pranohen.
Kandidatët e interesuar mund t'i marrin aplikacionet për ç'do ditë pune në ndërtesën e
komunës së Junikut në Zyrën për shërbim me qytetarë.