Mjek/e – Pediatër/re

Junik e1608734384375
Komuna e Junikut
Publikuar më
30/04/2021
Qyteti
Junik
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06L-114, Kapitulli V neni 67 dhe 68, nenin 8 të Ligjit i Punës Nr. 03, L-212, si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ të MPMS -nr 0772017, për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, Komuna e Junikut shpallë:

KONKURS
Për plotësimin e vendit të punës:

Mjek - Pediatër -—numri i kërkuar 1 (Një),

Orari i punës i plotë.
Paga: E përcaktuar me buxhetin e Kosovës
Kushtet: Specializimi i kryer nga dega përkatëse.

Në mungesë të kandidateve me kualifikimin e kërkuar përparësi do te kenë specialistet e mjekësisë familjare apo mjek i mjekësisë se përgjithshme.

Dokumentet e kërkuara për mjek specialist: Certifikata mbi specializimin e kryer nga dega përkatëse, licenca e punës, certifikata e lindjes, certifikata e shtetësisë, certifikatë që nuk është nen hetime si dhe dokument identifikimi. Dokumentet duhet të jenë të noterizuara.

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Dokumentet duhet të jenë në kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me
rastin e intervistimit.

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të
dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Afati dhe mënyra e aplikimit: 30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim, ndërsa konkursi mbetet i hapur 15 ditë, aplikacionet dorëzohen nga data: 30.04.2021 deri me 15.05.2021 (15:00).

Aplikacionet merren në Zyren për shërbim me qytetarë, kati përdhese në ndërtesën e administratës në Komunën së Junikut si dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Junikut, dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në Zyrën e Pranimit.

Rezultatet shpallën në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Listime të ngjashme

30/07/2021
26/07/2021