Mjek/e – Internist/e

Junik e1608734384375
Komuna e Junikut
Publikuar më
22/01/2021
Qyteti
Junik
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06,L-114, Kapitulli V neni 67 dhe 68, nenin 8 të Ligjit i Punës Nr. 087 L-212, si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ të MPMS - nr 0722017, për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, Komuna e Junikut shpallë:

KONKURS
Për plotësimin e vendit të punës:

1 Mjek - Internist -numri i kërkuar 1 (Një),
Orari i punës i plotë.
Paga: E përcaktuar me buxhetin e Kosovës
Kushtet: Specializimi i kryer nga dega përkatëse.

Në mungesë të kandidateve me kualifikimin e kërkuar përparësi do te kenë specialistet e
mjekësisë familjare apo mjek i mjekësisë se përgjithshme.

Dokumentet e kërkuara për mjek specialist: Certifikata mbi specializimin e kryer nga dega
përkatëse, licenca e punës, certifikata e lindjes, certifikata e shtetësisë, certifikatë që nuk është
nën hetime si dhe dokument identifikimi. Dokumentet duhet të jenë të noterizuara.

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së
Kosovës të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë
aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Procedurat e konkurimit: Konkurimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data: 22.01.2021 deri me 06.02.2021 pas publikimit në
mjetet e informimit. Aplikacionet e dërguara pas datës së mbylljes së konkursit dhe kërkesat e
pakompletuara nuk do të pranohen.

Kandidatët e interesuar mund t'i marrin aplikacionet për çdo ditë pune në ndërtesën e
komunës së Junikut në Zyrën për shërbim me qytetarë.

Shpallja e plotë. 

Listime të ngjashme

Mjek/e (9)   Mitrovicë
04/01/2021