Mjek/e i/e praktikës së përgjithshme 

akademia sigurise publike
Akademia e Kosovës për Siguri Publike
Publikuar
30/05/2022
Skadon
13/06/2022
Lokacioni
Vushtrri
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008929
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 29/04/2022
Afati për aplikim: 30/05/2022 - 13/06/2022

Në bazë të nenit 67 dhe 68, tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, si dhe nenit 8 të Ligjit  Nr.03/212 i Punës,Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr.07/2017 për rregullimin e procedurave  te konkursit në sektorin publik Akademia e Kosovës për Siguri Publike shpall konkurs. 

Për plotësimin e vendit të punës  

  • Pozita: Mjek i praktikes së përgjithshme 
  • Nr. i references: AKSP-161/2022 
  • Numri i vendeve të punës: 1 (një)
  • Paga bazë (bruto): 565.51 €

Orari i punes: I plotë 

Përshkrimi i përgjithshëm i pozitës: Nën mbikëqyrjen dhe përgjegjësin e Udhëheqësit  të Divizionit të Shërbimeve të Përgjithshme, është përgjegjës për ofrimin e shërbimeve mjekësore për vijuesit e trajnimeve dhe arsimit të larte në akademi, si dhe personave tjerë që  marrin pjese në pune dhe aktivitete që lidhen direkt me akademinë.  

Detyrat dhe përgjegjësit kryesore 

  1. Ofrimi i shërbimeve mjekësore në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike;
  2. Përcaktimi i diagnozës dhe ofrimi i terapisë adekuate; 
  3. Referimi i pacientëve për në QE & QKUK; 
  4. Përkrahja në realizimin e trajnimeve përmes demonstrimit të ofrimit të ndihmës së  parë;  
  5. Realizimi i vizitave mjekësore në hapësirat ku zhvillohen aktivitete sportive dhe në  hapësirat tjera të akademisë sipas kërkesave të palëve; 
  6. Menaxhimi i punës në Sektorin Mjekësor dhe mbikëqyrja e teknikëve/infermierëve; 
  7. Përgatitja e raporteve javore, mujore dhe vjetore, dhe përcjellja e protokollit ditor  mjekësor;  
  8. Kryen edhe detyra tjera në përputhje me legjislacionin e aplikueshëm e që kërkohen  kohë pas kohe nga Udhëheqësi i Divizionit të Shërbimeve të Përbashkëta.

Shkollimi dhe përvoja e kërkuar 

  • Përgatitje Universitare – Mjekësi e Përgjithshme (e obligueshme).
  • Certifikata e licencimit (e obligueshme).
  • Stazhi i punes sipas kërkesave të ligjit .

Aftësia, dhe atributet tjera që kërkohen  

Njohuri të mira të punës me kompjuter, në programet Microsoft Word, Excel, Power  Point. Fleksibilitet dhe aftësi për të punuar nën presion dhe brenda afateve të kufizuara  kohore, aftësi për të punuar me njerëz të kulturave dhe religjioneve të ndryshme, gjinisë dhe  pikëpamjeve të ndryshme politike duke ruajtur paanshmërinë dhe objektivitetin, vet iniciativë dhe përkushtim i vëmendjes ndaj detaleve dhe aftësi për të punuar në një ambient  ekipor. Njohja e njërës nga gjuhet zyrtare (e obligueshme).  

Kohëzgjatja e emërimit  

Konform Ligjit të Punës Nr.03/L-212, periudha provuese gjashtë (6) muaj. 

Data e mbylljes se konkursit  

Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike, duke filluar nga data 30.05.2022 deri me datën  13.06.2022, në ora 16:00. 

Paraqitja e kërkesave 

Aplikacionet dorëzohen në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike – Vushtrri. Aplikacionit i  bashkëngjitet një cv profesionale dhe kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe  dokumentacionet tjera të nevojshme që kërkohet për vendin e punës për të cilin konkurroni.  Forma e aplikacionit mund të shkarkohet nga ueb faqja e Akademisë së Kosovës për Siguri  Publike: http://www.aksp-ks.net/

Akademia e Kosovës për Siguri Publike ofron mundësi të barabarta të  punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të  gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet  në Kosovë. 

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara mund  të refuzohen.  

Për informata me te hollësishme mund te kontaktoni Zyrën e Personelit nr. tel: 028 590 070 Ext 210 ose 211, prej orës 08:00 - 1600.

Shpalljet e ngjashme

27/06/2022
Drejtor/e i/e QKMF   Viti e re
27/06/2022
Zyrtar/e për Rini   Kamenicë e re
27/06/2022