
Përshkrimi
Në bazë të nenit 8 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, nenit 68 të Ligjit Nr. 06L-114 për Zyrtaret Publik , nenit 62 të Ligjit mbi Vetëqeverisjen Lokale të Komunave të Kosovës 03/L-040 dhe nenit 81.1 të Statutit të Komunës së Rahovecit, Drejtoria për Shëndetësi dhe Perkujdesje Sociale, shpall këtë;
KONKURS
Për plotësimin e vendeve të lira të punës:
- Mjek i praktikës së përgjithshme - kryes detyre 3 (tre)
- Mjek-neonatolog - kryes detyre 1 (nje)
KUSHTET për Mjek të Praktikës së Përgjithshme dhe për Mjek Neonatolog
- Të ketë të kryer fakultetin e mjekësisë (Mjek i praktikës së përgjithshme dhe Mjek-neonatolog)
- Të jetë i/e pajisur me licencën e punës
- Çertifikatë mjekësore
- CV-ja
- Kopja e letërnjoftimit
- Vërtetimi nga gjykata që nuk është i dënuar dhe që nuk është nën hetime
- Kontrata në kohëzgjatje sipas ligjeve në fuqi
- Vendi i punës (lokacioni) përcaktohet sipas nevojës.
Mënyra e aplikimit:
Dokumentacioni i aplikimit, dorëzohet në kopje fizike së bashku me formularin e aplikimit në Zyrën e Drejtorisë për Shëndetësi dhe përkujdesje Sociale në komunën e Rahovecit. Formulari i aplikimit merret /shkarkohet nga linku: https://konkursi.rks-gov.net. Dokumentacioni i pakompletuar dhe që arrin pas afatit të caktuar nuk do të merret në shqyrtim.
Lista Pritëse:
Kandidatët të cilët grumbullojnë më shumë se 60 pikë, hyjnë në Listën pritëse si kandidat fitues, dhe nëse paraqitet nevoja për ndonjë pozitë të lirë – Mjekë i praksës së përgjithshme, Mjekë neonatolog kanë të drejtë të punësohen.
Themelimi i marrëdhënies së punës:
Marrëdhënia e punës themelohet vetëm nga dita e nënshkrimit të kontratës së punës.
Aplikimi në konkurs:
Afati i aplikimit fillon nga data 11.04.2022 dhe zgjat 15 ditë kalendarike dhe atë deri me datë 24.04.2022, deri ne ora 16:00.