Mjek/e i/ e Përgjithshëm/e (3)

kacanik 150x150 e1620113906267
Komuna e Kaçanikut
Publikuar më
01/09/2021
Qyteti
Kaçanik
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Komuna e Kaçanikut në mbështetje të nenit 67 dhe 68 të Ligjit Nr.06JL-114 për zyrtarët publikë
dhe nenit 8 të Ligjit të punës Nr.037L-212, më datë 02.08.2021 shpallë:

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS NË SHËRBIMIN PUBLIK

I. Titulli i vendit të punës: MJEK I PËRGJITHSHËM
Numri i pozitave: Tre (3)
Koeficienti Grada: H-56511
Drejtoria për shëndetësi dhe mirëqenie
Njësia/sektori: QKMF

Përshkrimi i pergjithshem i detyrave te punes:

1. Ofrimi i shërbimeve shëndetësore në QKMF dhe në teren
2. Ofrimi i ndihmës mjekësore për të gjitha sëmundjet në përgjithësi duke u përkujdesur në vazhdimësi për mbrojtjen e shëndetit
3. Jep këshilla rreth mbrojtje së shëndetit dhe sëmundjeve
4. Diagnostikimi i sëmundjes dhe trajtimi i pacientit
5. Udhëzon dhe trajton në mjekim parandalues të sëmundjes
6. Kryen edhe detyra tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi sa i përket mjekësisë familjare

Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publik janë:

Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës, të ketë zotësi të plotë për të vepruar, të zotërojë nga gjuhët zyrtare në pajtim me Ligjin për gjuhët, të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore per te kryer detyrën përkatëse, të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje, të mos ketë në fuqi asnjë masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

Përveç kushteve të përgjithshme të cekura më lartë kandidatët duhet t'i plotësojnë edhe këto kërkesa:

  • Të kenë të kryer Fakultetin e mjekësisë së përgjithshme ,
  • Të jetë i regjistruar dhe i licencuar
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit:
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave:
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Vord, Excel, etj.)

Kohëzgjatja e emërimit : pa afat te caktuar

Formularët e aplikimit merren dhe dorëzohen në Qendrën për shërbim me qytetar, kati përdhesë dhe në vveb-faqen komunale

Afati për pranimin e aplikacioneve është 15 ditë duke filluar prej datës 01.09.2021 deri më
15.09.2021

Së bashku me aplikacionin kandidatët duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin si në vijim:

1. Kopjen e vërtetuar të Diplomës,
3. Kopja e letërnjoftimit, ekstrakin e lindjes, dëshminë se nuk është nën hetime
4. Dëshminë shëndetësore (pas përzgjedhjes )

Pas vlerësimit të kandidatëve Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore publikon listen e
kandidatëve fitues në linkun https://konkursi.rks-gov.net/ dhe vveb-faqen komunale

“Komunitetet joshumicë dhe pjes t e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil dhe publik të Kosovës, siç specifikohet në Ligj”:

“Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen”:

Të gjitha dokumentet e dorëzuara siç kërkohen nga shpallja e konkurimit, kandidati, përmes aplikacionit, vetdeklaron se janë të vërteta dhe mban përgjegjësi për vërtetësinë e tyre. Deklarimi i rrejshëm paraqet shkak për përjashtimin nga procedura e pranimit Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listen e ngushtë do të kontaktohen. Për çdo informacion kandidatët mund të kontaktojnë zyrën e personelit.

Prano njoftimet me email

Listime të ngjashme

29/11/2021
29/11/2021
Ciceron/e   Podujevë
26/11/2021
26/11/2021